/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

 

Ajo që Perëndia kërkon prej nesh është që çfarëdo që të bëjmë, ta bëjmë me qëllim të mirë, nga dashuria dhe jo nga nevoja, pa dinakëri dhe pa interes. Sepse këto janë të neveritshme dhe Perëndia nuk i pranon. Dhe jo vetëm nuk i pranon, por do të ndëshkohemi, se përpiqemi të mashtrojmë Zotin, ndaj është më mirë të mos i bëjmë. Por nëse njeriu e bën nga dashuria, nuk mund ta imagjinojë se çfarë rroge do të marrë nga Perëndia! Shohim se e njëjta vepër ka një dënim dhe një bekim njëkohësisht . Për shembull, unë mund të jap lëmoshë dhe të ndëshkohem, dhe një tjetër mund të japë të njëjtën lëmoshë dhe të përfitojë. Sepse Zoti shpërblen dëshirën dhe qëllimin e veprës dhe jo llojin e saj.

 

At Efremi i drejtë
( Skiti i Shën Andreas)
Përkthyer nga A.Marini

 

Mësime shpirtërore