“Sa lavdërohen nga bota,humbasin bashkë me të.Ata,të cilët lavdërohen nga Krishti,shpëtojnë nëpërmjet Tij.Lavdia e botës është vdekje, ndërsa lavdia e Krishtit është jetë,jetë e përjetshme dhe e pavdekshme.”
Shën Nikolla Velimiroviç
“Fillim dhe fund urtësie frika e Perëndisë.Mos ki frikë nga asgjë kur ke frikë Perëndie.Mbaje frikën e Perëndisë si llampa që do të ndriçoj rrugën sepse pa frikë Perëndie është e pamundur të krijojmë ndërgjegje dhe sinqeritet e as urtësi shpirtërore do të kemi ndonjëherë sepse fillim dhe fund urtësie është frika e Perëndisë.”
Gjerond Efremi i Manastirit të Shën Filotheit
“Kini dashuri,kini durim,mos vini re,mos u zemëroni,falni njëri-tjetrin që t’i ngjani Krishtit dhe bëheni të denjë të jeni pranë Tij,në mbretërinë e Tij.”
Gjerond Efremi i Manastirit të Shën Filotheit.
“Të gjitha ti përballoni me dashuri,me mirësi me dashuri dhe me përulësi.Te jeni si shkëmbi. Të gjitha do përplasen te ju dhe ashtu si dallgët do të kthehen prap mbapa.Ju të jeni të palëkundur.”
Shën Paisio
“Dikush duhet t’ju bëj të qartë se nuk jeni në gjumë dhe as në ëndër.Jetoni në një realitet të keq që akoma do të përkeqësohet”.
Gjerond Efremi i Manastirit të Shën Filotheit.