E pyetën Ava Joanin:”at,si mund të fitosh virtytet? “ Dhe ai u përgjigj:”Nëse dikush dëshiron që të fitoj një virtyt,nuk mund ta arrij pa urryrer më parë ligësinë,e cila është e kundërta e tij. Nëse dëshiron të kesh gjithmon zi në shpirt,urreje qeshjen. Nëse dëshiron të kesh përulësi,urreje krenarinë.
Që të kesh vetëpërmbajtje,largoje lemargjinë.
Që të jesh i kujdeshëm,shmangu dëfrimeve. Që të jesh pa pushtet,urre paradashjen.
Ai që dëshiron të jetë banor i shkretëtirës,urren qytetin për shkak të ngasjeve.
Ai që kërkon qetësinë,urren fjalët e tepërta.
Ai që dëshiron të jetoj pa u dukur,urren prirjen për ekspozim.
Ai që do të ketë mirësi,i shmanget fjalëve të këqija për të tjerët.
Ai që dëshiron të jetë i pandikuar,qëndron në vetmi. Ai që do të jetë zot i gjuhës,le të mbylli veshët që të mos dëgjoj shumë. Ai që dëshiron të ketë gjithmon frikën e Perëndisë,do urrej qetësinë trupore dhe do dëshiroj mërzitjen dhe trishtimin (mundimet dhe provat e jetës).