Mos bë keq
Mos u përpiq të kurosh një të keqe me një të keqe tjetër.Mos tento ta kalosh
kundërshtarin në të këqijat.Sepse në konkurencat e këqija,fitimtar është më i
neveritshmi,sepse largohet duke mbajtur përgjegjësinë më të madhe të mëkatit.
Të ofendoi një i inatosur?Ndaloje pasionin me heshtje.
Të quajti të keq dhe të pavlerë kundërshtari yt?Ti mendo se je baltë edhe pluhur.
Sepse nuk je më i lartë se Abraami që e quajti veten kështu.
Të quajti injorant,varfanjak dhe të kotë?Ti mendo se je një vemje
që vjen prej plehu,siç shkruan edhe Davidi.Shto edhe shëmbullin e Moisiut që
kur e shahën Aaroni dhe Mariam,nuk u ankua për ata te Perëndia por u lut për ta.
Edhe nëse kundërshtari yt të quan të pamend dhe të paditur,kujto sharjet e Judenjve
kundrejt Urtësisë së vërtetë:”je samaritan edhe demon ke” (Jn.8:48)
Të goditi kundërshtari ?Mendo se edhe Zotin e goditën.
Të bështyu? Kujto se edhe Zotin e bështytën.Dhe nuk e fshehu fytyrën për t iu
shmangur injorimit dhe përqeshjes.Të akuzuan me të padrejtë? Të njëjtën gjë pësoi edhe Zoti.
Të grisën rrobat? Edhe Zotit ia grisën ushtarët dhe hodhën short mbi to duke i ndarë mes tyre!
Përkthyer nga A.Avrami
Mos bë keq