Të mos gjykojmë asnjë që të mos gjykohemi.Sepse askush nuk është i sigurt që deri sa të vdes nuk do bëj të njëjtin mëkat për të cilin tani është duke gjykuar tjetrin!
Shën Anastas Sinaiti na mëson kështu :”Akoma dhe kur shikon dikë duke mëkatuar mos e gjyko sepse nuk e di si do jetë fundi i jetës së tij”.
Akoma dhe në momentin që Zoti Jesu Krisht ishte mbi Kryq,nuk gjykoi mëkatarët por i dha ndjesë të mëkateve duke i thënë Atit të Tij:”fali o At se nuk dinë seç bëjnë”.(Lk.23:34).
Kusari që u kryqëzua bashkë me Krishtin ishte keqbërës,ndërsa Juda ishte një prej nxënësve të Krishtit.Por kusari hyri në mbretërinë e qiejve,ndërsa apostull Juda humbi.
Akoma dhe kur dikush mëkaton,ki parasysh që ti nuk di veprat e tij të mira.Sepse shumë mëkatuan hapur por u penduan në fshehtësi.Ne shohim mëkatet e tyre por nuk njohim pendimin e tyre.
Prandaj të mos gjykojmë asnjë që të mos gjykohemi!