Nëse do Perëndia!
Gjithmon për ç’do gjë që mendojmë të bëjmë,le të themi më parë” nëse dëshiron Perëndia”.
Sepse asgjë nuk mund të bëjmë pa dëshirën e Perëndisë.
Këtë pësoi dikush një ditë.
Kishte vendosur të shkonte në mëngjes herët në vreshtë për punë.”Nesër që me natë do shkoj te vreshtat”, i thotë gruas.
“-Nëse dëshiron Perëndia”,i përgjigjet ajo.
“Do apo nuk do Perëndia unë do shkoj”.
U nis ditën tjetër që pa gdhirë.Rrugës e zuri stuhia dhe u detyrua të kthehej në shtëpi.Nuk ishte gdhirë ende.Trokiti në derë,”kush është?” pyet gruaja.
“-Nëse dëshiron Perëndia,unë jam,yt shoq!”, përgjigjet ai.
Njeriu nëse dëshiron të mos vuaj,duhet të besoj te fjalët e Zotit:”Pa mua nuk mund të bëni asgjë”.Të kemi besim të plotë te fuqia e Perëndisë.Atëherë e kemi gjetur vërtet Perëndinë.Të zhgënjehemi nga egoja jonë sepse ajo sjell gjithë fatkeqsitë shpirtërore.
Përkthyer nga N. Ikonomi