/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak  fjalë  rreth  pendimit-Nga  Shën  Efremi  i  Siros

 

Pendimi është Altari i Perëndisë; sepse nëpërmjet tij çlirohen ata që mëkatojnë, por edhe pa shpenzime mban atë që ofron flijim, që të kuptojmë se sa është ndryshimi i ligjit dhe i Ungjillit. Shpesh për shkak të shpenzimeve disa i shmangeshin rëfimit të mëkatëve të tyre dhe në këtë mënyrë bëhej shkak ligësie zakoni i flijimit. Por, Krishti me ardhjen e Tij e hodhi poshtë edhe këtë, duke ofruar pendimin, altar pa shpenzime…

Le të pendohemi pra, ne që bëmë mëkate, që të mundim Djallin. Le të pendohemi me insistim dhe këmbëngulje, që të bëjmë ato që i pëlqejnë Perëndisë. Pendimi është polimorf, dhe prandaj furnizon Perëndinë me shumë ushqime. Ushqen siç thamë Perëndinë me doksologjinë, dhe gjithashtu me rëfimin. Ushqen Perëndinë me kufizimet që i bën secili vetës, me shpresëtarinë dhe me ushtrimin. Ushqen Perëndinë me mëshirën, me menyra të ndryshme; se është e padrejtë që njerëzit nëpër darkat e tyre të shtrojnë ushqime dhe gjellëra të ndryshme, kurse për Perëndinë vetem një loj ushqimi. Krishti, pra, u tha mëshiruesve se përderisa e bëtë darkën për njërin nga këta, është njëlloj sikur ma bëtë mua. Cfarë, pra? Nuk ishte prezent edhe atëhere në Darkën Mistike? Nuk bashkëbisedonte dhe nuk hante bashkë me ta? Thotë profeti se Perëndia mbush edhe tokën edhe qiellin me prezencën e Tij. Pra, kudo ishte prezent dhe shijonte doksologjinë. Nuk ishte prezent edhe tek ata që bënë të keqen? Po, ishte prezent që të kontrollojë veprimet, jo për të treguar kënaqësinë e Tij për mëkatin; Sepse kënaqësia e Perëndisë demostrohet tek Shenjtorët; kurse prezenca e kërcënimit të Tij, demostrohet tek shkelësit e ligjit të Tij…

 

Nga volumi i 5të i shën Efremit të Siros

Kosherja Ortodokse Selanik Greqi

 

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros