/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros-3

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros-3

Pak  fjalë  rreth  pendimit-Nga  Shën  Efremi  i  Siros-3

 

Nuk duhet të humbasim shpresat për shpëtimin tonë, vëllezër, përderisa kemi nenë pendimin. Nuk duhet të humbasim shpresat, të dashur, përderisa na lutet një nenë e tillë. Ai (pendimi) udhëhoqi drejt Perëndisë të tjerë e të tjerë dhe jo ne. I erdhi keq për ata që ishin jashtë kishës, dhe nuk do t’i vij keq për ne? Këshillon ata që akoma nuk besuan dhe do hedhë poshtë ata që besuan? Asnjeri nuk humbet atë që ka, dhe do të marë atë që s’e ka; atëhere si do t’i braktis aq lehtë, Perëndia dhe Ati, ata që i fitoi me gjakun e të Birit? Asnjëri nuk shpërndan lehtë një gjë që e fitoi me mund dhe djersë; atehere si do t’i hedhë poshtë kaq kollaj Perëndia, ata nga kombet, që pranoi me mundin e madh të Apostujve? Mos vallë vendosi pa qëllim ardhjen e Birit të Tij, ose përbuzi derdhjen e gjakut të tij, ose do që të çrregjistrojë ekonominë e vdekjes së tij, ose konsideroi të parëndësishme lavdinë e ngjalljes së tij, që të na mohojë lehtë neve që shpëtuam nëpërmjet këtyre misterëve?Ai vetë dërgoi Shpirtin e Shenjtë dhe shenjtëroi Kishën; dërgoi Apostujt në kombe për të predikuar Ungjillin. Po të donte të mos shpëtojmë në, pse pa qellim ofroi gjithë ato dhurata; sepse ose nuk dinte gjendjen tonë ose u tall me kombet; por, edhe njëra edhe tjetra janë të padrejta sikur edhe nëpër mend po ta shkojë dikush; sepse as nuk mori parasysh gjendjen tonë, as bëri diçka të padobishme; na ka bile kopenë e vet, dhe është çobani jonë edhe tani edhe në Parajsë. Na ofroi pendimin si ujë që pastron. Po të bëjmë një faj, shpërlahemi në të dhe pastrohemi. Ligji kishte hirin e dëmit për spërkatje, ne kemi vdekjen, që shkaktohet prej pendimit…

 

Nga volumi i 5të i shën Efremit të Siros

Kosherja Ortodokse Selanik Greqi

 

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros-3