/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros -5

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros -5

Pak  fjalë  rreth  pendimit-Nga  Shën  Efremi  i  Siros -5

 

Cfarë, pra? Të drejtët e shikojnë kur bëjnë të mirën? Ungjilli do të të mësojë duke thënë: «Tek ai që pranon fjalët e mia, do çfaq veten time, dhe do të vijmë edhe unë edhe Ati im dhe do banojmë tek ai». Si do bëhen këto? U thotë nxënësve të tij: «Ai që ju pranon juve më pranon edhe mua dhe ai që më pranon mua pranon edhe atë që më dergoi këtu në botë». Pra, kur pranon të huaj për hir të Krishtit, shikon Krishtin, kur u merr të sëmurëve dhimbjet për hir të Tij, atë dallon, kur bën cilindo veprim për hir të Tij, është përpara teje, dhe e shikon Perëndinë. Perëndia është dashuri. Po të kesh dashurinë shikon atë që ke përbrenda teje…

Në çfarë mënyre e shikon? Dhe përsëri dëgjon; gëzohesh kur bën të mirën, ndjen kenaqësi kur vepron me dashuri, kënaqesh duke zbatuar bindjen. Dashuria, është gëzim dhe kënaqësi; bile ajo është ndihmësi yt në veprimet e tua të mira. Dallon Perëndinë që të ndihmon sepse asnjëri nuk nënvleftëson bashkëpuntorin e tij…

Shenjtorët e shikojnë Perëndinë me mënyra të ndryshme, njëlloj ashtu siç e ushqejnë me mënyra të ndryshme, për shkak të ndryshimit të veprimit dhe të nderit. Sigurisht të gjithë e ushqejnë, por mbi të gjitha bën festë për Perëndinë pendimi; sepse edhe Ungjilli thotë se Perëndia gëzohet më shumë për një mëkatar që pendohet se sa për njëqind të drejtë. Pendimi ngre festë për Perëndinë sepse edhe qiellin e gëzon. Engjejt kënaqen sepse pendimi i fton për darkë. Të gjitha batalionët qiellore gëzohen, sepse e pranojnë gëzimin nëpërmjet pendimit. Nuk flijon për ta viça, as dele, por gëzohen sepse shpëtojnë njerëz mëkatarë. Pendimi flijon ata që mëkatuan, por përseri i jetëson. I vdekëson por përseri i ngjall nga të vdekurit. Me ç’mënyrë? Dëgjo. I mer mëkatarë dhe i bën të drejtë. Dje ishin të vdekur sot rojnë për Perëndinë nëpërmjet pendimit. Ata që dje ishin armiq, sot u bënë të një familjeje me Perëndinë. Ata që dje shkelnin ligjet e Perëndisë me të dya këmbët sot u bënë shenjtorë…

 

Nga volumi i 5të i shën Efremit të Siros

Kosherja Ortodokse Selanik Greqi

 

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros -5