/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros -6

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros -6

Pak  fjalë  rreth  pendimit-Nga  Shën  Efremi  i  Siros -6

 

Kamin i zjartë, shumë i madh është pendimi, të dashur. I hedh bakër, e transformon dhe e bën ar. I hedh plumb dhe e kthen në argjend. O, sa fitim të madh i sjell Perëndisë pendimi! Sa vepër të madhe sjell zbatimi i tij!…

Dëgjo! Pendohesh për magjinë? Zhduk çdo shenjë të saj. Mos u largo nga të dukshmet dhe meresh me të fshehtat. Ju largove vrasjeve? Kontrollo edhe gjuhën tënde, të mos ofendojë, të mos tallet, të mos i thotë gjërat ndryshe për ndryshe. Pendohesh për paganizmin (adhurim idhujsh)? Largoju gjithë gjërave që kanë lidhje me idhujt. Pendohesh për prostitucionin? Ruaju nga të qeshurat, nga shakatë e tepërta, nga fjalët banale, nga ushqimi i tepërt dhe gjithmonë i mirë; sepse këto janë rruga që të shpie në prostitucion. Pendohesh për padrejtësinë? Largoje të tërë; sepse ajo ndihmon gjithë pangopësinë e kopracisë. Pendohesh për shkeljen e betimeve? Largo plotësisht veten tënde nga gënjeshtra dhe vjedhja; sepse gënjeshtra është gremina dhe të çon drejt shkeljes së betimit. Pendohesh për ligësinë? Largoju zemërimit, urejtjes, cmirës. Pendohesh për keqbesimet? Mos ju afro heretikëve. Pendohesh për pabesinë? Largoju çdo simpoziumi kozmik. Pendohesh për zemërimin? Bëj që gjuha jote të përgjigjet me butësi…

Misteri në kryq është i dyfishtë; por i gjithë misteri është i dobishëm; përfshin lënien e mëkatëve dhe suprimimin e ligësisë; tregon pajtimin e njeriut me Perëndinë dhe mohimin e vdekjes; tregon shpëtimin për aritjen në Mbretërinë dhe vdekjen e Dragoit. Prandaj thotë Krishti: «Siç ngriti lart gjarpërin në shkretetirë Moisiu, ashtu duhet të ngrihet lart Biri i Perëndisë nga Judejt». Ngritje lart quan kryqin, duke nënkuptuar ngjalljen e Tij në qiej pas kësaj…

 

Nga volumi i 5të i shën Efremit të Siros

Kosherja Ortodokse Selanik Greqi

 

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros -6