Paqja e shpirtit është e çmuar për ç’do njeri!
Paqja e shpirtit është e çmuar për ç’do njeri.Për ata që gjetën paqen e shpirtit akoma edhe kur trupi i tyre është vazhdimisht në lëvizje për arsye pune ose detyrimi,shpirti i tyre ngelet i ngjitur pas Perëndisë,ndodhet gjithmon në paqe të vazhdueshme.
Shën Serafimi i Sarov na mëson:” Duhet me patjetër të ruajmë paqen e shpirtit dhe të mos tronditemi nga ofendimet e të tjerëve.Prandaj është e nevojshme të largohemi me ç’do kusht nga zemërimi dhe zgjuar të ruajmë mendjen dhe zemrën nga veprimet e pahijëshme.”
Gjithashtu, që të mbajmë paqen e shpirtit është e domosdoshme të mos gjykojmë të tjerët.Me mungesën e kritikës dhe me heshtjen,ruajmë paqen e shpirtit.
Kur mendja e njeriut është në këtë gjendje, pranon zbulime hyjnore.
Që të mbrohet njeriu pa u bërë gjykatës i të tjerëve,duhet të jetë roje vigjëlent i vetvetes,të mos pranoj nga askush mendime që e largojnë qoftë edhe një fije nga Perëndia.Të jetë i vdekur ndaj ç’do gjëje tokësore.Duhet pa u lodhur ta ruajmë zemrën nga mendime dhe ndikime të pahijëshme.
Nga mbrojtja e vazhdueshme e zemrës lind shenjtërimi,hiri prej të cilit njeriu mund të shohi Zotin sipas fjalëve të vërtetës së përjetshme:
“Lum të pastrit në zemër, sepse ata do të shohin Perëndinë”.( Mt.5:8)
Shën Nikolla Velimiroviç