Parajsa dhe ferri
Pavdekësia e njeriut fillon që nga ngjizja e tij në barkun e nënës.
Që nga ai moment fillon parajsa dhe ferri i njeriut.
Që nga zgjedhja e tij e lirë për të mirën Hyjnore ose të keqen demonike,për Perëndinë apo për djallin.
Edhe parajsa por dhe ferri i njeriut fillojnë këtu në tokë për të vazhduar përjetësisht në jetën tjetër.
Çfarë është parajsa? Është ndjenja e ekzistencës së Perëndisë .
Kur njeriu e ndjen pranë Perëndinë,është në parajsë sepse ku ndodhet Perëndia
atje është edhe Mbretëria e Tij,atje është edhe parajsa.
Që kur Perëndia zbriti në tokë dhe u bë njeri,parajsa u bë menjëherë realitet për botën dhe për njeriun.
Sepse atje ku ndodhet Krishti,atje është edhe parajsa.
Shën Justini Popoviç
Përkthyer nga M.Vasili
Parajsa dhe ferri