/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Pendimi

Pendimi

Pendimi

 

Që njeriu të ndalojë së kryeri një mëkat, duhet të përpiqet të shmangë çdo gjë që ia provokon atë . Një i dehur, për shembull, nëse dëshiron të mos pijë më, ai nuk duhet të kaloj as jashtë nga një pijetore. Duhet pak përpjekje dhe vullnet dhe Zoti i Mirë do të na ndihmojë të kapërcejmë vështirësitë. Kur dikush ka një pasione,lufton për ta thyer, pendohet, dhe përul veten. Vullneti që ai ka për të kufizuar pasionin e njofton Zoti dhe Perëndiq e ndihmon atë. Por, nëse nuk bëni përpjekje për të ndryshuar dhe vazhdoni të mëkatoni, si mund të japë Zoti Hirin e Tij?
Hiri i Zotit nuk vjen në një gjendje të gabuar, sepse kjo nuk e ndihmon njeriun. Nëse do të ishte kështu, Zoti do t’i dërgonte Hirin e Tij edhe djallit. Njeriu që nuk qëndron në rënien e tij, në mendimet e tij mëkatare, por pendohet për gabimet e tij dhe përpiqet të mos mëkatojë, merr Hirin e Zotit dhe ndihmohet. Por kur nuk ka pendim dhe mëkati konsiderohet si modë, kjo është një gjendje demonike.

 

Agios Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M.Vasili

 

Pendimi