Pendimi!
Mos lër asgjë që të të largojë nga PENDIMI, sepse kjo është ajo që kemi të përbashkët me shenjtorët dhe uroj të imitoni trishtimin e mëkatit, siç bënë dhe shenjtorët. Davidi “e hëngri hirin si bukë dhe përzjeu pijen me lotë” dhe prandaj ai tani gëzohet më shumë, sepse ai qau shumë: “Rrëke lotësh zbresin në sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt” .
Joani qau shumë dhe siç na thotë ai, iu zbuluan misteret e Krishtit. Por ajo grua, e cila kur ishte në mëkate duhej të kishte qarë, përkundrazi, gëzoi dhe u mbulua me rrobë të purpurt dhe të kuqe dhe u zbukurua me shumë ar e gur të çmuar, tani vajton mjerimin e të qarit të përjetshëm.
Ata që mendojnë se shpesh mund të pendohen e meritojnë të fajësohen, sepse ata janë të shthurur ndaj Krishtit. Sepse nëse do të shkonim nëpërmjet pendimit të vërtetë, nuk do të mendonim se ai mund të përsëritej; sepse siç është vetëm një pagëzim, ashtu është edhe një rrugë pendimi përsa i përket praktikës së jashtme, sepse ne duhet të pendohemi për gabimet e përditshme, kjo ka të bëjë me gabimet më të lehta, kurse e para me më të rënda.
Por unë kam gjetur më lehtë raste kur është ruajtur pafajësia, sesa raste kur janë penduar në mënyrë të përshtatshme. A mendon ndonjëri se ka pendim, kur ka akoma përpjekje për ndere tokësore, kur rrjedh vera e ku ka edhe marrëdhënie jashtëmartesore? Duhet hequr dorë nga bota; duhet fjetur më pak gjumë, sesa kërkon natyra; ai duhet të prishet nga rënkimet, të ndërpritet nga psherëtima, i lënë mënjanë nga lutjet; mënyra e jetesës duhet të jetë e tillë që të vdesim për zakonet e përditshme të jetës. Le të mohojë njeriu veten dhe të ndryshojë plotësisht, siç ndodh në fabulën që tregojnë për një njeri të ri i cili u largua nga shtëpia për shkak të rënies në dashuri me një vajzë të përdalë, dhe pasi e mposhti dashurinë e tij u kthye; dhe një ditë më pas, kur ajo e takoi dhe ai s’i foli, ajo e çuditur mendoi se ai nuk e njohu. Kur u takuan përsëri, ajo i tha: “Unë jam”. “Po, – iu përgjigj ai, – por unë nuk jam më i pari”.
Por a nuk thotë Zoti: “ Nëse dikush do të vijë pas meje, të mohojë veten, të marrë kryqin e tij dhe të më ndjekë”. Sepse ata që janë të vdekur dhe të varrosur më Krishtin nuk duhet të mendojnë sikur të ishin gjallë në botë. Thuhet: “Mos prek, mos shijo, mos merr të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, se zakonet e kësaj jete e prishin qenien” .
Shën Ambrosio