/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Përgjigje e Shën Grigor Teologut rreth çeshtjes së Proskomedhisë së Shenjtë, e cila u sjell dobi edhe të gjallëve edhe të vdekurve

Përgjigje e Shën Grigor Teologut rreth çeshtjes së Proskomedhisë së Shenjtë, e cila u sjell dobi edhe të gjallëve edhe të vdekurve

Përgjigje e Shën Grigor Teologut rreth çeshtjes së   Proskomedhisë  së  Shenjtë, e  cila  u  sjell  dob

 

Petro: C’ është ajo gjë që u sjell dobi shpirtëve të të vdekurve, pas vdekjes së tyre?

Grigori: Nëqoftëse mëkatet tona nuk janë të pafalshme, pas vdekjes tonë, mund t’i sjell shumë dobi shpirtit tonë një proskomidhi (sjellja e Dhuratave të shenjta në Tryezën e Shenjtë gjatë Hyrjes së Madhe) dhe një Meshë e Shenjtë që bëhet për të. Prandaj ka ndodhur shpesh që shumë shpirte të vdekurish u çfaqën dhe e kërkuan vetë një gjë të tillë. E njëjta gjë ndodh edhe me të gjallët. Dhe dëgjova dikur për një rob, të cilin e kishin burgosur dhe gruaja e tij bënte liturgji rregullisht për atë. Ky robi, erdhi dita dhe u lirua; dhe i tregoi gruas së tij, se disa ditë zgjidheshin me një mënyrë të pakuptueshme zinxhirat e tij atje në burg ku ishte. Dhe pasi e verifikuan këtë gjë doli se ditët që zgjidheshin zinxhirat, ishin ato ditë që gruaja e tij bënte Liturgji për të.

Edhe një detar që ron akoma edhe sot më tregoi një çudi që i ndodhi. Lundronte, më tha dikur për në Romë, bashkë me Agathonin, Episkopin e Panormos. Dhe ai ishte brënda në një varkë që e tërhiqte anija. Gjatë lundrimit u këput kavua me të cilin ishte lidhur barka dhe ai bashkë me barkën humbën nëpër dallgët e detit.

Dhespoti vazhdoi udhëtimin me anijen dhe ariti në ishullin Ustiva. Dhe pasi kaluan tre ditë e tre netë dhe barka bashkë me detarin nuk u dukën dhe as u gjetën gjëkundi, dha urdhër të bëhet Liturgji dhe njëkohësisht edhe përshpirtje siç bënin për gjithë të vdekurit.

Pas mjaft kohe Episkopi udhëtoi në Itali dhe atje në qytetin e Portos takoi papritur detarin. Dhespoti u gëzua shumë për atë dhe e pyeste se si ariti të shpëtojë nga një rezik kaq i madh.

Ai i tregoi se si luftoi me dallgët e tërbuara shumë ditë në mes të detit, si u mbush me ujë dhe se si u përmbys barka e tij. . I këputur siç ishte nga lodhja, nga uria dhe nga të ftohtit i erdhi diçka si të fikët. Sepse mëndja e tij ishte turbulluar dhe rënduar dhe nuk ndjente se në ç’gjendje ishte, i zgjuar apo në gjumë. Dhe ndërsa ishte në këtë gjëndje, krejtësisht i humbur, pa asnjë shpresë, u paraqit dikush në mes të detit që iu afrua dhe i dha bukë të hajë. E hëngri me uri të madhe dhe ndjeu se mori fuqi. Dhe nuk kaloi shumë orë dhe e panë marinarët e një anijeje tjetër që kalonte atje afër dhe e morën. Dhe në këtë mënyrë shpëtoi nga vdekja e sigurtë.

Dhespoti llogariti me mëndjen e tij ditën që u paraqit ai që i dha bukë të hajë, dhe gjeti se ishte ajo ditë që u bë Liturgjia e Shenjtë për të dhe përshpirtja e tij.

Petro: Këtë ndodhi që më tregove tani, e dëgjova edhe unë kur kalova nga Siqelia.

Grigori: Unë besoj, Petro, se arsyeja që bëhet e njejta gjë, ashtu në mënyrë të dukëshme, edhe në të gjallët – dhe le të mos e marin vesh ata iç fare – është që të bëhet e qartë se Proskomedhitë që bëhen për të vdekurit u sjellin shumë dobi, sigurisht e theksoj edhe një herë, nëqoftëse nuk kanë bërë mëkate të pafalëshme. Dhe po të kujtoj historinë e Iustos, që duket qartë se sa dobi u sjell të vdekurve Proskomidhia Hyjnore.

Siç e di ai ishte në të njejtin Monastir me mua, para se të bëhem Dhespot. Dhe megjithëse atje rregullat ishin të repta, mbante të fshehura tre monedha ari. Mirëpo kjo gjë u muar vesh pas vdekjes së tij. Prandaj nuk e varosën rregullisht, megjithëse u pendua kur i dilte shpirti. E hodhën mos më keq në plehra bashkë me tre monedhat e tij, të cilat u kritikuan bashkë me të, dhe sipas urdhërit tim gjithë vëllezëria i mallkoi.

Pas një muaji dhash urdhër të bëhet përditë Liturgji e Shenjtë për shpëtimin e shpirtit të tij, sepse më vinte keq për të. Pikërisht pas tridhjet ditësh Liturgji, i vdekuri iu çfaq në gjumë vëllait të tij (nga e njejta nënë)Kasiopos. Dhe kur ai e pyeti se si kalon dhe ku gjëndet, vëllai i vdekur iu përgjigj: – Deri më sot kaloja shumë keq, por që sot fillova të kaloj mirë dhe gjëndem në një vënd shumë të mirë.

Vëllai i tij Kasiopo erdhi dhe na e tregoi këtë histori. Bëmë llogari Liturgjitë që bënim për shpirtin e tij dhe gjetëm se ky ndryshim ndodhi pikërisht ditën e fundit të liturgjive. Dhe këtu duket qartë se ky, vëllai i vdekur, shpëtoi nga torturat e tij falë Liturgjive të shenjta që bëheshin për shpëtimin e shpirtit të tij.

Petro: Me të vërtetë të mahnitëshme janë këto që po dëgjoj dhe me gëzojnë shumë.

Grigori: Fjalët e të vdekurve mbeshtetin të gjallët në përpjekjet e tyre, që të mos dekurajohen.

Edhe shën Joan Mëshiruesi nxiste (shtynte) dhe këshillonte vazhdimisht kristjanët e tij që të bëjnë sa më shpesh Liturgji dhe përshpirtje për të vdekurit duke i bindur se kjo gjë qetëson dhe u sjell shumë dobi të vdekurve. Edhe për ta përforcuar atë që u thoshte, u tregonte këtë histori:

Dikur e kapën Persët rob dhe e morën në Persi dhe e mbyllën në burgun e Lithit. Ky burgu kishte nam të lig, kush hynte në të nuk dilte më i gjallë.

Megjithë masat e repta ka ndodhur që disa të aratisen nga burgu dhe të arijnë në Qipro. U hap fjala se edhe ky vdiq brënda në burg dhe kur e mësuan njerëzit e tij e qanë dhe bënin tre herë në vit përshpirtje dhe Liturgji për shpirtin e tij. Dhe kjo gjë bëhej për katër vjet rrjesht. Një herë vëndosi të aratiset nga burgu edhe ky robi. Edhe ashtu bëri u aratis dhe pas shumë mundimesh u kthye në shtëpinë e tij tek njerëzit e tij. Prindërit e tij e panë jo si një rob të aratisur por si një njëri që vdiq dhe u ngjall përseri. Të shastisur çmalleshin me të dhe i thoshin të gjitha fjalët përkedhelëse që mund të thotë njeriu në raste të tilla.

Ndërmjet të tjerave i thanë se i bënin përshpirtje ditën e Ujit të Bekuar, në Pashkë dhe në çdo Pendikosti të Shenjtë. Dhe ai kur i dëgjoi këto u kujtua dhe u tha se në këto ditë që i thanë se i bënin përshpirtje, vinte në qelinë e tij një i veshur në të bardha dhe i zgjidhte zinxhirët. Dhe se kur kalonin këto ditë përsëri ishte i lidhur me pranga.

 

Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE “

Selanik Greqi