/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Që të gjesh paqe shpirtërore në jetë!

Që të gjesh paqe shpirtërore në jetë!

Që të gjesh paqe shpirtërore në jetë! 

“Cfarë të pruri këtu ?”,pyeti erimiti (murgu i shkretëtirës),udhëtarin që kërkonte patjetër ta takonte.”Unë dua qetësi -paqe shpirtërore” iu përgjigj me trishtim udhëtari.Murgu morri një shkop dhe shkruajti në rërë: Unë dua qehtësi-paqe shpirtërore…..
-“Shiko tani sa e thjesht është”,i tha udhëtarit dhe me një lëvizje fshiu nga fjalia fjalën “Unë”.
Së pari,i thotë eleminon fjalën “Unë”.Eshtë e pamundur të gjej qehtësi shpirtërore ai që ka besim të plotë në vetvete dhe mendon se mund ta gjej vetë qetësinë,larg Perëndisë.Ego-ja  gjithmon do ndihet se kërcënohet nga ata që e rrethojnë dhe gjithmon do ketë frikë.Do shndërrohet në egoizëm që të mbizotëroj dhe do largoj Perëndinë dhe qehtësinë e Tij”.
Me një lëvizje të dytë shuajti fjalën “Dua”.
-“Duhet ta fshish fjalën “dua” sepse kjo fjalë shpreh pasionin,nevojën dhe fiksimin.Kur rend pas pasioneve të tua të rreme,asnjëherë nuk do gjesh kohë të qetësohesh dhe të jesh i lumtur.”
-Eshtë si reagimi i mushkonjave. Nëse në dhomë janë 10 mushkonja dhe ti vret nëntë prej tyre,ajo një që do ngelet nuk do të lerë të fleshë.Kështu janë edhe pasionet.Sado që t’i plotësosh,gjithmon do ketë ngelur dicka që nuk do të lejoj të flesh.
Udhëtari hodhi sytë mbi rërë,pa fjalët e fshira dhe thonë se atëherë jetoi për herë të parë zgjimin.Kishin fshirë fjalët “Unë” dhe “Dua” dhe kishte ngelur “Qetësia shpirtërore”.
 
 
Përkthyer nga A. Avrami 
 
 

Që të gjesh paqe shpirtërore në jetë!