/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Rëndësia e Rrëfimit

Rëndësia e Rrëfimit

 

Rëndësia e Rrëfimit

 

Me ndërgjegjen nuk mund të tallesh dhe as nuk mund ta bësh të heshtë. Ndoshta për pak kohë mund të mos e dëgjosh, por vjen casti kur ajo nis të ngrejë zërin dhe të përsërisë me forcë:”Je fajtor”.Sikundër është e pamundur t’i thuash ndokujt që është plagosur:”Harroje atë që të ka ndodhur,s’ka gjë”,po kështu është edhe në rastin kur duhet të këshillojmë dikë që është plagosur mendërisht nga mëkati. a) Rrëfimi është një nevojë psikologjike për c’do njeri,vecanërisht për të rinjtë.Por përse është një nevojë? Nga njëra anë ekzistojnë mëkate konkrete,që krijojnë ndjesi faji.Nga ana tjetër,ekzistojnë një sërë shqetësimesh, konfliktesh, dyshimesh, që e turbullojnë zemrën që zien nga këto arsye.Kur zemra është hermetikisht e mbyllur,ekziston rreziku të copëtohet.Njeriu ka nevojë të hapë zemrën e tij,të shfaqë anët e fshehta të saj,e të clirohet prej shqetësimeve që e mundojnë.

 

 Fragment nga libri “UDHETIM SHPIRTEROR”
 Prof.Dr.Anastasi,Kryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
 
 

Rëndësia e Rrëfimit