/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Rreth egoizmit

Rreth egoizmit

Rreth egoizmit

 

Etërit e Kishës na thonë se rrënja e cdo mëkati është egoizmi.
Shën Grigor Dialogo e quan egoizmin “bretëreshën e gjithë mëkateve”.
“Sa më shumë  krenar jemi, dhe sa më shumë  ndjekim lavdinë  dhe nderimet,aq më të pavlerë jemi përpara Zotit i cili i “distancon krenarët ndërsa të përulurve u jep Hirin e Tij”.
Egoizmi është pengesa e gjithë të mirave dhe shkaku i gjithë fajeve (gabimeve). 
Por pse krenohemi dhe mburremi përpara të tjerëve duke i ulur ata dhe duke besuar se janë më poshtë se ne?Për urtësinë tonë? Për diturinë tonë ? Për virtytet tona? Për pasurinë apo për bukuri tonë? Gjithshka që ne kemi janë bamirësitë dhe dhuratat e Perëndisë për të cilat do japim llogari ditën e gjykimit.Sa më të talentuar të jemi aq më  ashpër do të gjykohemi.Kështu që nëse në këtë jetë na u dhanë më shumë të mira shpirtërore dhe materiale  se të tjerët,duhet të jetojmë me më tepër  përulësi dhe të falenderojmë Perëndinë për gjithë këto dhurata.
Vetëm mëkatet dhe gabimet janë tonat.Nëse dëshirojmë të krenohemi për këto,atëherë nxjerrim në pah mosnjohuritë tona.Por nëse jemi të llogjikshëm,atëherë do dallojmë qartë padenjësinë  dhe mjerimin tonë dhe do të ulim  kokën me përulësi.
 
 
Përkthyer nga N. Ikonomi
 
 

Rreth egoizmit