/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Rreth ndihmës së Shën Marisë

Rreth ndihmës së Shën Marisë

Rreth ndihmës së Shën Marisë

 

-At,Pse e Tërëshenjta disa herë më jep menjëherë atë që i kërkoj dhe të tjera  herë jo?
-E Tërëshenjta,kur kemi nevojë, i përgjigjet menjëherë lutjes sonë dhe kur nuk kemi,na lë të bëhemi më të  fortë.
Një herë,kur ndodhesha në manastirin e Filotheut,menjëherë pas agripnisë kushtuar të Tërëshenjtës,më dërguan të coj një letër tek manastiri Iviron.Pastaj duhet të prisja një murg që vinte me anije dhe ta shoqëroja  te  manastiri ynë -rreth një orë e gjysëm rrugë me këmbë.
Isha pas kreshme dhe pas agripnisë.Kreshmën e 15 gushtit e ndaja në dy pjesë :deri në ditën e Metamorfozës nuk haja asgjë.Atë ditë haja dhe më pas,deri më datë 15 prap nuk haja asgjë.Ika menjëherë pas agripnisë dhe nuk u kujtova të marr me vete një copë bukë të thatë
.Arrita te manastiri Iviron,dhashë letrën dhe zbrita të pres murgun që vinte.Anija ishte vonuar.Filloi të më merreshin mend dhe u ula afër disa trungjeve që të mos më shihte njeri dhe të më pyeste çfarë kam.
Kur u ula mendova të bëj lutje me komboskinë te e Tërëshenjta që të më ndihmoj.Por menjëherë reagova dhe thashë – “Gjynafqar,për këtë gjë të kotë do shqetësosh Zonjën Hyjlindëse?”
Atëherë shoh përpara një murg që mbante në dorë një bukë të rrumbullaktë,dy fiq dhe një vesh të madh rrushi.”Merri këto,më tha për nder të Zonjës Hyjlindëse” dhe u zhduk.
Më zuri një e qarë dhe nuk doja më as të haja.Çfarë nëne është Kjo!Kujdeset dhe për hollësitë më të vogla!
Kupton çfarë do të thotë kjo?

 

Shën Paisio i Malit të Shenjtë -Agjioriti

Përkthyer nga A. Marini

 

Rreth ndihmës së Shën Marisë