Shën Paisio – Ankth,mërzitje,dëshpërim……atje mundon Perëndia!
Kur shikoni një njeri që ka shumë ankth dhe është i dëshpëruar,kur nuk i mungon asgjë,
ta dini se i mungon Perëndia.Ai që i ka të gjitha, edhe të mira materiale edhe shëndetin
dhe në vend që të falenderoj Perëndinë ka kërkesa pa llogjikë dhe vazhdon të grindet.
Kur njeriu është mirënjohës, me gjithshka është i kënaqur.Mendon se çfarë i dhuron
Perëndia çdo ditë dhe është gjithmon i gëzuar.Por kur njeriu është mosmirnjohës,nuk kënaqet me asgjë.
Grindet dhe vuan për çdo gjë.P.sh, nuk i pëlqen koha me diell dhe grindet.
Kur fillon i ftohti, ngrin.Nuk dëshiron diellin por preferon ngricën e dimrit.
D.m.thënë:kur jemi mosmirnjohës ndaj bekimeve që na dhuron Perëndia dhe vazhdimisht
grindemi,fillojnë provat dhe nuk dimë si të veprojmë.
Përkthyer nga A.Avrami