/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shën Paisio për abortin

Shën Paisio për abortin

Shën Paisio për abortin

 

Aborti është mëkat i madh.
-At,një grua e cila ka dy fëmijë të mëdhenj është shtatzënë në muajin e tretë.I shoqi e kërcënon se po nuk e hoqi fëmijën do ndahen.

-Nëse do bëj abort,do e paguaj te fëmijët e tjerë.Do sëmuren ose do i ndodh ndonjë aksident.Në ditët e sotme prindërit i vrasin fëmijët me aborte dhe nuk kanë bekimin e Perëndisë.Më parë nëse një fëmijë lindte i sëmurë,e pagëzonin,vdiste ëngjëll dhe ishte më i siguruar.Prindërit ishin të bekuar dhe kishin edhe fëmijë të tjerë të shëndetshëm.
Sa mijë embrione vriten cdo ditë !Aborti është mëkat shumë i madh.Eshtë një krim shumë i madh sepse vriten fëmijë të pa pagëzuar.Prindërit duhet ta kuptojnë se jeta fillon që në momentin e mbartjes.Një natë,  Perëndia me lejoi të shihja një vizion nga i cili morri shumë të dhëna për këtë temë.
Ishte darkë. Kisha ndezur dy qirinj sic bëj përherë për ata që vuajn shpirtërisht dhe fizikisht.Rreth orës 12 në mesnatë,kur isha duke thënë lutjen,shoh një tokë të rrethuar  të mbjellë me grurë. Gruri filloi dhe rritej.Unë qëndroja jashtë tokës dhe ndizja qirinj për të parafjeturit dhe i vendosja mbi murrin e rrethimit.Në të majtë ishte një tokë e thatë,e mbushur me shkëmbinj që gumëzhinte nga një ulërimë e thellë e përbërë nga mijëra britma zërash që të lëdonin zemrën.Edhe njeriu më i fortë do prekej po t’i dëgjonte.Ndërkohë që isha  duke vuajtur nga ato britma  të dhimbshme dhe pyesja veten se çfarë ishin këto  që shihja,dëgjova një zë që më thotë :”toka me grurin e mbjellë janë varrezat me shpirtrat e parafjetur që do të ngjallen.Në tokën  me zërat e dhimbshëm  ndodhen shpirtrat e fëmijëve që janë vrarë nga abortet”.
Pas këtij  vizioni nuk munda të mbyll sy megjithëse isha shumë i lodhur.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shën Paisio për abortin