/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shën Paisio -Për fëmijët

Shën Paisio -Për fëmijët

Shën Paisio -Për fëmijët

 

Shumë herë cifte të ndryshëm shprehin shqetësime në lidhje me lindjen e fëmijëve dhe më kërkojnë mendim.Disa duan të kenë vetëm një ose dy fëmijë, të  tjerë duan shumë fëmijë.Ajo që i intereson më mirë është ta lënë këtë cështje në  dorë të Perëndisë.Ta besojnë jetën e tyre te  Përkujdesja Hyjnore dhe të mos bëjnë  programe.
Duhet të kenë besim se Perëndia e cila  kujdeset për shpendët e qiellit,aq më tepër do përkujdeset për fëmijët e tyre.
Disa të tjerë përpiqen të sistemojnë njëherë gjithë punët e tjera dhe më pas kujtohen për të bërë fëmijë.Nuk e marrin fare parasysh Perëndinë. Të tjerë thonë :”sot kanë ardhur kohë të  vështira,një fëmijë mjafton sepse dhe këtë e rrit me vështirësi ” dhe nuk bëjnë fëmijë të tjerë.Nuk e kuptojnë se sa mëkatojnë me këtë qëndrim sepse nuk i lënë gjërat me besim në dorë të Perëndisë. Perëndia ka dhimbshuri.Sa të shohi që nuk munden ta përballojnë,nuk e ka të vështirë të mos u japi më fëmijë.
Shumë martohen pa u menduar dhe pa pasur qëllim të bëjnë fëmijë dhe ti rrisin me mësimet e Perëndisë .Nuk duan shumë fëmijë që të mos kenë ngarkesë dhe mbajnë nëpër shtëpi qen dhe mace.
Për ata  që  jetojnë me frymën e botës moderne,familja nuk ka rëndësi.Prandaj ose nuk martohen,ose martohen dhe nuk bëjnë fëmijë,ose i vrasin fëmijët duke bërë aborte.
D.m.thënë ata vetë shkatërrojnë  veten dhe nuk i shkatërron Perëndia.Ndërsa ata që ecin sipas porosive të Perëndisë marrin Hirin Hyjnor dhe Perëndia i ndihmon në cdo vështirësi.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shën Paisio -Për fëmijët