/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shën Paisio për krenarinë

Shën Paisio për krenarinë

Shën Paisio për krenarinë

 

 

Krenaria -rrënja e së keqes 

“Njeriu krenar është i ndarë nga Perëndia sepse krenaria është trajnim i keq,izolant i cili nuk lejon Hirin e Perëndisë të afrohet dhe na largon nga Perëndia “

 -At,kam cmirë,mllef,zemërim dhe vazhdimisht gjykoj të tjerët .

-Të gjitha këto burojnë nga krenaria.Krenaria është burim i gjithë pasioneve.Nëse godet krenarinë ke goditur gjithë pasionet dhe vjen brënda teje përulësia dhe dashuria .Kështu që mendoj se duhet të fillosh të luftosh dhe ti bësh ballë krenarisë.Të drejtosh gjithë breshërinë e sulmit drejt kështjellës së krenarisë,e cila na ndan nga Perëndia .P.sh kur një armik sulmon një shtet,dërgon gjithë forcat e tij të godasin kryeqytetin.Nëse godet   kryeqytetin me një bombë dhe e shkatërron,atëherë ka fituar gjithë shtetin.

-At,me cilin ka lidhje krenari?

Me të ligun(satanain)……. Megjithëse më lehtë mposhtet i ligu sesa njeriu krenar.Sepse kur përulesh e mposht demonin por njeriut krenar akoma dhe kur përulesh dhe i  kërkon falje nuk e mposht,sepse  të thotë :”shtiresh”.

Kush ka me tepër përulësi,ka më tepër  përmbajtje shpirtërore.Krenari nuk ka përmbajtje të  brendshme.Eshtë si një kalli bosh që rri drejt ,ndërsa kalliri plot qëndron me kokë të përulur.Vec faktit që është i zymtë,përbrenda është i shqetësuar dhe jo i qetë dhe nga jashtë  i  tronditur dhe zhurmues.Sepse kur ekziston krenaria,çfarë do të bëj njeriu është një flluskë që e fryn i ligu dhe më pas e cpon me një gjilpërë dhe cahet.

Eshtë e keqe e madhe krenaria,është e tmerrshme përderisa Engjëjt i bëri demonë!!Krenaria  na solli nga parajsa në tokë dhe tani përpiqet të na coj nga toka në ferr.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shën Paisio për krenarinë