Shën Paisio për vetvrasjen
At disa njerëz, kur ndeshin një vështirësi të madhe në jetë mendojnë menjëherë të vrasin veten.
-“Hyn në mes egoizmi.Më të shumtët që vrasin veten dëgjojnë të ligun që i thotë se po i dhanë fund jetës do shpëtojnë nga ajo që i mundon,dhe prej egoizmit kryejnë vetvrasjen .P.sh: bën dikush një vjedhje, vërtetohet dhe del fajtor dhe aty mendon se tani mbaroi gjithshka,u turpërova.Në vend që të pendohet dhe të rrëfehet që të shpëtoj,vret veten.Dikush tjetër bën vetvrasje sepse fëmija i tij është i paralizuar.”Si mund të kem unë një fëmijë të paralizuar?”,mendon dhe bëhet pesimist.Nëse është i pëgjegjshëm dhe merr parasysh situatën,le të pendohet.Si i jep fund jetës dhe e lë fëmijën në rrugë ?
-At, shpesh herë dëgjojmë se ata që vrasin veten janë me probleme psikologjike. -Ata që kanë vërtet probleme psikologjike,kanë lehtësime sepse nuk janë mirë nga mendja.Ata stresohen akoma dhe kur shohin re në qiell.Kur kanë dhe një mërzitje,kanë re të dyfishta.
Ndërsa për ata që vrasin veten,Kisha jonë i lë në gjykimin dhe në mëshirën e Perëndisë .Nuk kryen shërbesën e varrimit dhe as bën përkujtimore sepse me vetvrasjen ata nuk pranuan dhe e përbuzën jetën, që është dhuratë e Perëndisë.
Ne duhet të lutemi shumë për ata që vrasin veten që Perëndia i mirë të bëj dicka dhe për këta sepse nuk e dimë si ndodhi dhe kryen vetvrasje dhe as dimë se si ishin momentet e tyre të fundit.Mundet në castet që jepnin shpirt të jenë penduar dhe të kenë kërkuar falje nga Perëndia.Mundet t’i ketë falur dhe shpirtin e tyre ta ketë pritur ëngjëlli i Zotit.
Kisha dëgjuar njëherë se në një fshat, një vajzë e vogël shkoi të kulloste dhinë.E lidhi në livadh dhe u largua të luante.U harua vogëlushja me lojën dhe dhia u zgjidh dhe iku.E kërkoi por nuk e gjeti dhe u kthye në shtëpi pa dhinë.I ati u zemërua shumë,e rrafi dhe e përzuri nga shtëpia. -“Të shkosh ta gjesh ” i tha “dhe po nuk e gjete shko var veten”. U nis vogëlushja për ta kërkuar.U errësua dhe akoma nuk ishte kthyer.Prindërit të shqetësuar dolën ta kërkonin dhe e gjetën të varur në një pemë.Kishte lidhur në fyt litarin e dhisë dhe ishte varur.E shkreta vajzë, morri seriozisht fjalët e të atit. E varrosën jashtë varrezave (kështu vepronin me ata që bënin vetvrasje) por uroj që Krishti ta marrë brënda në parajsë.
Përkthyer nga A. Marini