/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shpëtimtari i fjalëve të zgjatura

Shpëtimtari i fjalëve të zgjatura

Shpëtimtari i fjalëve të zgjatura

 

Një asket që jetonte në shkretëtirë -tregon ava (at) Kasiano- iu lut Perëndisë t’i japë këtë virtyt:kur të ndodhet në një bisedë shpirtërore,të mos i vij asnjëherë gjumë,por kur dikush zgjatet me fjalë të kota  ose gjykon të tjerët ,atëherë ta zerë gjumi që të mos i infektohen veshët nga ky helm.Dhe vëtetë, Perëndia i dha atë që kërkoi.
Thoshte pra ky asket se djalli është shpetimtari i fjalëve të zgjatura dhe kundështari i mësimeve  shpirtërore.Dhe e vërtetonte fjalën e tij me këtë shëmbull :
-Njëherë, ndërsa flisja me disa vëllezër për tema që i përkasin shpirtit,kaq shumë i vinte për gjumë sa as qerpikët nuk lëviznin dot.Dhe unë atëherë,duke dashur tu tregoj se kjo vinte nga energjia demonike,fillova të zgjatem me fjalë të kota.Atë moment u pëmendën dhe u përqëndruan.Psherëtiva dhe u thashë:”shikoni vëllezër! Sa ishim duke folur për gjërat qiellore,sytë tuaj i mundi gjumi,por sapo u dëgjuan fjalë të padobishme për shpirtin tonë,të gjithëve ju doli gjumi dhe dëgjonit me vëmendje.Ju lutem vëllezër,të mundeni të ndjeni energjinë e demonëve dinak,  dhe  të jeni të kujdeshëm.T’i ruheni gjumit kur jeni duke dëgjuar apo diskutuar tema shpirtërore.

 
Marrë nga Jerondiko (libri i Etërve të Shenjtë).

Shpëtimtari i fjalëve të zgjatura