Shpresa te Zoti
Ai që shpreson te Zoti ecën i qetë në luftën e jetës së tij dhe udhëton në këtë rrugë pa stresin e shqetësimeve.
Ai punon pandërprerë për të mirën, të këndshmen dhe të përsosurën dhe Zoti i bekon veprat e tij.
Ai mbjell me bekim dhe merr fryte të pasura të punës së tij. Ai ka guxim në Zotin dhe nuk devijohet nga tundimet që e rrethojnë. Në sprovat e jetës ai nuk dorëzohet, por shpreson, sepse aty ku gjërat duken të pamundura, Zoti zbulon rrugën e daljes.
Shën Nektari
Përkthyer nga A.Marini