Shqehtësimi i të krishterit
Duhet të preokupohemi dhe të mendojmë vazhdimisht se si do të shpëtojmë.
Nëse nuk shqetësohemi për këtë, do të ngelemi të lidhur me gjerat tokësore dhe do të jemi vazhdimisht në qark të shkurtër.
Kur nuk duhet të harrojmë se qëllimi ynë këtu në tokë është të fitojmë Mbretërinë e Perëndisë, atëherë preokupimi i mirë hyn në ne.
Ky shqetësim herët a vonë do ta transportoj shpirtin tonë në hapësirën shpirtërore, ku do të gjejë mjaft oksigjen, do të gjallërohet dhe do të fluturojë lart.
Zoti nuk ia ka dhënë mendjen njeriut, që të shqetësohet vazhdimisht se si të gjejë një rrugë më të shpejtë për të shkuar nga një vend në tjetrin, por, së pari të merret me gjënë më të rëndësishme: si të arrijë në destinacionin e tij, pranë Zotit, në tokën e vërtetë, në parajsë.
Shën Paisios i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M.Vasili