Të jemi mirënjohës ndaj Perëndisë për trishtimet!
Të jemi mirënjohës ndaj Perëndisë për trishtimet.
Kur ecim në rrugën e Perëndisë, është e pamundur të mos ndeshim ngjarje dhe rrethana jo të këndshme dhe trupi të mos mundohet nga sëmundje dhe lodhje,nëse sigurisht dëshirojmë jetën e virtytit.
Njeriu që e kalon jetën sipas dëshirave mëkatare dhe kryesohet nga shkatërrimi,ose bëhet një me ato që e dëmtojnë,ky njeri dënohet nga Perëndia. Por nëse duke ecur në rrugën e virtytit dhe jeton sipas vullnetit të Perëndisë bashkë me shumë të tjerë që përpiqen njësoj,ndesh diçka të trishtueshme dhe të papëlqyeshme,nuk është mirë të devijosh nga rruga e virtytit.
Përkundrazi,duhet t’i pranoj me gëzim dhe pa i analizuar dhe të falenderojmë Perëndinë që na dërgoi këtë dhunti.
Këtë dëshmon dhe Apostull Pavli.Sepse kaq madhështore është kjo vepër,të përgatitet dikush të duroj trishtimet sepse shpreson tek Perëndis,aq sa haptazi e quan hir,dhunti.
“Juve ju është dhënë hiri t’i shërbeni Krishtit ,jo vetëm të besoni në Të por dhe që të vuani për Të”(Fil.1:29).
Kështu shkruajti dhe Apostull Pjetri:”Por nëse vuani për hir të drejtësisë,lum ju,sepse jeni bërë pjesëtar të pësimeve të Krishtit“(1Pjt.3:14).
Nuk është mirë të gëzosh kur të gjitha shkojnë mirë dhe në trishtime dhe mërzitje të dëshpërohesh dhe të mendosh që këto janë të panjohura drejt rrugës së Perëndisë.Sepse që nga fillimi i botës dhe nga brezi në brez,rrugën e Perëndisë e ecin njerëzit me kryq dhe me vdekje.Rruga e Perëndisë është kryq i përditshëm.Askush nuk u ngjit në kryq me lehtësi.
Shën Isaak Siriani
Përkthyer nga A. Marini