Të jetoni me dashuri
“Të jetoni brënda dashurisë se Perëndisë.Ajo(dashuria) të jetë udhërrëfyesi juaj,frymëmarrja juaj.”Perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashurinë e Perëndisë,qëndron edhe Perëndia tek ai “.
***
“Dashuria të pastron nga paudhësitë.Kjo ndodh kur ju bëheni ngushëllimi i hidhërimeve,shplodhja e të vuajturve,mbrojtës i të varfërve,kujdestar i jetimëve dhe ndihmë e gatshme për cdo njeri.Për këtë dashuri ndaj të tjerëve Zoti do t’ju pastroj paudhësitë dhe do t’ju lejoj ta shihni në mbretërinë e Tij.”
***
“Shmangiuni fjalëve dhe veprave që mund të skandalizojnë ose të ofendojnë vëllezërit tuaj.Por ofendimet e të tjerëve ti pranoni si dhuratë Perëndie.Janë arma që ju ofrojn Zoti që të vrisni pasionet që kanë bërë fole në shpirtin tuaj.”
***
“Kur të tjerët të mërzisin mos ua shpërble me të njejtën mënyrë.Trego durim dhe mos dëshiro asnjëherë të hidhërosh asnjë. Atëherë të jesh i sigurt se edhe emri yt do të renditet me emrat e Shenjtorëve që janë të shkruar në librin e jetës.”
***
” Mos e kujto me hidhërim të keqen që ju bëri vëllai juaj,që të mos kujtoj as Zoti mëkatet që ju fali. Të keqen ta mposhtni me të mirë.E keqja nuk korrigjohet asnjëherë me të keqe.”
Përkthyer nga A. Marini
Të jetoni me dashuri