/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Thënie të Shën Isaakut të Siros

Thënie të Shën Isaakut të Siros

Thënie të Shën Isaakut të Siros

 

Fillimi i jetës së vërtetë të  cdo besimtari  është frika e Perëndisë,dhe kënaqësia që lind prej  Tij  në zemrat tona.

Fjala e Perëndisë,d.m. th. virtyti,cel tek zemrat të cilat nuk merren me përkujdesjet e kësaj bote.

Do të ndiesh kënaqësinë e lidhjes ndërmjet  teje dhe Perëndisë ?Duaje Perëndinë dhe gjithë njerëzit.

Ashtu si uji i pikturuar nuk e shuan etjen,kështu dhe predikuesi që nuk ka virtyte nuk transmeton  tek të tjerët.

Të gjitha të mirat dhe të këqijat që janë të lidhura me trupin,do të të shoqërojnë deri në varr.Por sa janë të bashkuara me shpirtin,ato përbëjnë  “pajën” e përjetshme!…..

Cdo e mirë që vepron brënda teje ta mbash të fshehtë,sepse Pagëzimi dhe besimi u bënë ndërmjetës te kjo e mirë.

Fytyra e njeriut të turpshëm imiton përulësinë e Krishtit.Asgjë tjetër nuk na ndan nga Urtësia Hyjnore sesa talljet,qeshjet,guximi dhe shakatë.

Le ta shenjtërojmë me lutje dhe vepra të mira trupin tonë që të banoj në të Krishti me Kungimin Hyjnor.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Thënie të Shën Isaakut të Siros