/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Thënie të Shën Isaakut të Siros vazhdim 2

Thënie të Shën Isaakut të Siros vazhdim 2

Thënie të Shën Isaakut të Siros vazhdim 2

 

Njerëzit urrejnë varfërinë,ndërsa Perëndia shpirtin krenar.
Tek njerëzit është nder pasuria,tek Perëndia përulësia dhe shpirti i penduar.

Kur jeton me virtyte do kesh ngasje.Kush nuk beson te  Perëndia, i trembet akoma dhe hijes së vetë.

Mësimet e Perëndisë janë më të  cmuara se gjithë thesaret e botës,sepse kush i ruan,gjen  Perëndinë.

Ai që dëshiron vullnetin  e Perëndisë,ka udhëzues ëngjëjt.Kush duron me përulësi shpifjet,ka arritur  përsosmërinë dhe admirohet nga ëngjëjt.

Humbe maturinë? Përderisa këmbëngul tek prostitucioni,Perëndia nuk e pranon lëmoshën tënde.

Ji gojëëmbël dhe do i kesh të gjithë miq.

Ngasjet na s’provojnë dhe na forcojnë virtytin.Ndryshe virtytet do ishin të paprovuara dhe të rreme.

Ngasjet të ndihmojnë të fitosh urtësinë e Shpirtit të Shenjtë.Besimi te Perëndia të udhëzon te përbuzja e ngasjeve.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

Thënie të Shën Isaakut të Siros vazhdim 2