Thënie të Shën Paisios
Kur je duke punuar,duart të jenë në punë ndërsa mëndja te Perëndia “.
“Nëse dikush është në dijeni për gabimet e tij,kjo është gjysma e punës.Është shumë mirë kur dikush i njeh dobësitë që ka dhe përpiqet të korrigjohet.Ky është shumë më i mirë se ai që përpiqet por njëkohësisht nuk pranon dobësitë që ka”.
“Nëse vazhdimisht themi me mendje lutjen dhe jemi të përqëndruar tek ajo ,mendimet trupore nuk do mund të na dëmtojnë”.
“Zemra jonë duhet të ndjej dhimbje për c’do mëkat,në të kundërt është shumë e lehtë ta përsërisim mëkatin”.
“Të lutemi për të tjerët.Atëherë Perëndia i mirë dërgon hirin e Tij”.
“Nëse duam të mësojmë vullnetin e Perëndisë për një cështje,të lutemi dhe të pyesim etërit tanë”.
“Në jetën shpirtërore mbi të gjitha rëndësi ka mendimi i mirë”.
“Kur përpiqemi të mposhtim një pasion dhe ai nuk largohet,do të thotë se jemi shumë egoistë ose gjykojmë të tjerët “.
“Të mësojmë rregulloren e Parajsës,që është lutja e pandërprerë”.
Përkthyer nga N. Ikonomi