/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Thënie të Shën Paisios vazhdim

Thënie të Shën Paisios vazhdim

Thënie  të Shën Paisios 

“Një student shkoi në  Indi dhe qëndroi atje tre vjet e gjysëm.U morr me shumë besime dhe me magji.Kërkonte të gjente ku ndodhet e vërteta tek besimet.Më në fund vizitoi një magjistar të njohur dhe i cuditur dëgjoi nga ai këto fjalë:”Për çfarë erdhe këtu ?Atë që kërkon do e gjesh tek Orthodhoksia,atje është drita.Te shkosh në Malin e Shenjtë.Atje do gjesh atë që  kërkon”.
Studenti u shtang! Nuk priste të dëgjonte këto fjalë nga një magjistar.U kthye në Greqi,erdhi në Malin e Shenjtë dhe m’i tregoi të gjitha”.

“Në shumë raste kalojmë prova nga Perëndia,por hyn në mes i ligu dhe i bën më të zeza.Aty ndodhet vështirësia”.

“Sipas  gjëndjes në të cilën ndodhet njeriu,i ligu i sjell dhe mendimet”

“Që të ndaloj “fabrika jonë (d.m. thënë mendja) të prodhoj mendime të këqija,duhet t’i mungoj dinakëria.Vetëm atëherë njeriu ka shëndet shpirtëror”.

“Është e nevojshme që njeriu të këtë brenda vetes Krishtin.Në të kundërt nuk është gjë tjetër vecse një kungull”.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Thënie  të Shën Paisios