/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Urtësia fitimi më i mirë

Urtësia fitimi më i mirë

Urtësia fitimi më i mirë

 

Ju të rinj,dëgjoni atë që do tju thotë një atë.

Kushtojini vëmendje që të bëheni të arsyeshëm!Dua tju mësoj diçka të mirë,

prandaj mos e hidhni pas kurrizit!Unë vetë u mësova nga ati im,nëna ime ishte

shumë e butë me mua sikur të isha fëmija i vetëm i saj.

Ati im më tha:”Nguliti në mëndje fjalët e mia dhe mos i harro!

Në qoftë se do të bësh atë që do të them,do të jetosh.Fito zgjuarsi dhe gjykim!

Mos i harro fjalët e mia por drejtohu prej tyre!Mos u ndaj nga zgjuarsia,

ajo do të të mbroj.Në qoftë se e do,ajo do të të jap siguri.

Urtësia është më e rëndësishmja ndaj në rast nevoje,jep gjithshka për ta fituar.

Po ta nderosh atë,ajo do të të jap nam të mirë.Po ti drejtosh asaj dashurinë tënde

ajo do të të sjell nam të mirë.Ajo do të bëhet stolisje për ty,si një kurorë

madhështore në kokën tënde”.

Fjalët e urta 4:1-9
 
 
Fragment nga libri “Fjalë të urta” Dhjata e Vjetër
 
 

Urtësia fitimi më i mirë