/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Urtësia :thesari dhe mbrojtja

Urtësia :thesari dhe mbrojtja

Urtësia :thesari dhe mbrojtja

 

O biri im! Kushtoji vëmendje asaj që të them.Ruaji udhëzimet e mia si  thesar.Dëgjo mirë kur të them një fjalë të  urtë dhe mundohu ti kiptosh të gjitha.Thirri për ndihmë arsyen dhe gjykimin.Kërkoje urtësinë si argjendin, si thesaret e fshehura nën  dhe.Atëherë do të mësosh ta nderosh Zotin me jetën tënde edhe ta njohësh Perëndinë.Ai ta jep urtësinë dhe prej Tij vjen dituria dhe të kuptuarit.Të gjithë ata që e  ndjekin me gjithë zemër,gjejnë tek Ai mbrojtje dhe ndihmë.Ai i ruan të gjithë ata që i trajtojnë të tjerët me drejtësi dhe që ia mbajnë besën e Tij.Në qoftë se më dëgjon do ta kuptosh se c’është e drejtë,e mirë dhe e ndershme për Perëndinë.Atëherë do të bësh një jetë që i pëlqen Atij.Kështu do të gjesh dije dhe përvojë dhe do të kënaqesh me to.Gjykimi yt dhe arsyeja jote do të të mbrojnë;ato do të të ruajnë nga cdo veprim i gabuar.Ato do të të largojnë nga gënjeshtarët që janë shmangur nga rruga e drejtë dhe ndjekin rrugët e gabuara dhe të errëta.Ata zbaviten kur bëjnë padrejtësi dhe gëzohen për gabimet më të rënda të të tjerëve.Atyre nuk ua ka besën askush.Gjykimi dhe arsyeja do të ndihmojnë t’i qëndrosh tundimit kur një grua e huaj të bën lajka dhe kërkon të të coj në rrugë të keqe.Ajo e ka braktisur burrin e saj dhe kështu ia ka shkelur besën Perëndisë.Kush shkon tek ajo shkon në vdekje sepse nga shtëpia e saj rruga të con drejt botës së të vdekurve.Kush i bën vizitë nuk kthehet më sepse nga shtëpia e saj asnjë rrugë nuk të con në jetë.
Në fund gjykimi dhe arsyeja të ndihmojnë të jetosh siç jetojnë njerëzit që ia mbajnë besën Perëndisë.Njerëzve të ndershëm dhe të drejtë u lejohet të qëndrojnë në tokën (e premtuar) dhe të banojnë në të.Por të pabesëve që nuk e kërkojnë Perëndinë do të shkulen që andej dhe do të shfarosen.

 

Fragment nga libri “Fjalë të urta”
Dhjata e Vjetër

 

Urtësia :thesari dhe mbrojtja