/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Ushqimi i shpirtit

Ushqimi i shpirtit

 Ushqimi i shpirtit 

Shpirti ushqehet me fjalën e Perëndisë dhe në veçanti me studimin e Dhiatës së Re dhe të Psalmeve. Ungjillin dhe letrat e Apostujve duhet t’i lexojmë në këmbë, para ikonave të shenjta,ndërsa Psalmet mund t’i lexojmë edhe ulur. Mendja ndriçohet dhe hirësohet nga leximi i Shkrimit të Shenjte.Duhet ta ushtrojmë mendjen që të ushqehët në ligjin e Perëndisë, që me anë të udhëzimeve të tij ta rregullojmë jetën tonë. Ka shumë vlerë që ta lexojmë në qetësi fjalën e Perëndisë. Zoti nuk do të na privojë nga mëshira e tij në qoftë se ne e lidhim këtë gjë me vepra të tjera të mira.Kur shpirti ushqehet nga fjala e Perëndisë, ai mbushet plot me dhuratën e dallimit të së mirës dhe se keqes.Kur studimi i fjalës hyjnore bëhet në qetësi, mendja zhytet në thellësitë e Shkrimit të Shenjtë dhe zemra pranon ngrohtësinë hyjnore, e cila në vetmi sjell lotët. Ato e ngrohin të gjithë njeriun dhe e mbushin me dhurata shpirtërore, që ëmbëlsojnë mendjen dhe zemrën. Studimi duhet që të ketë si synim fitimin e paqes së shpirtit, siç thotë psalmi ”Paqe te madhe kanë ata që e duan ligjin tënd dhe nuk ka asgjë që mund t’i rrëzojë44.”Para se të pranojë besimtari Ngushëllimtarin – na mëson Shën Isaak Siriani, – ai ka nevojë për tekstet e shenjta që të ripërtërihet brenda tij tërheqja drejt së mirës dhe që të ruhet shpirti i tij nga rrugët e mëkatit. Ai ka nevojë për Shkrimet e Shenjta sepse nuk e ka marrë akoma fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Atëhere kur fuqia e Shpirtit vjen në shpirt, atëherë shpirti mësohet mistikisht   nga Ai dhe nuk nevojitet ndihmë nga diçka shqisore.Gjithashtu për shpirtin shumë e dobishme është studimi i historise  së kishës. Se si filloi dhe se si vazhdon të jetojë sot dhe se sa shumë vuajti në çdo epokë. Por ky studim nuk duhet të shoqerohet nga lavdidashja që kërkon t’ua shfaqësh të tjerëveatë që di.Qëllimi i kësaj është që të mbështesë dhe të ngushëllojë mendimin tënd dhe kur të të bëhetndonjë pyetje të jesh gati për të mbrojtur kishën.

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

Ushqimi i shpirtit