/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Zemërimi,inati -Shën Vasili i Madh

Zemërimi,inati -Shën Vasili i Madh

Zemërimi,inati -Shën Vasili i Madh

 

Mjetet që na ka dhenë Krijuesi për shpëtimin tonë të mos i bëjmë shkak mëkatesh për ne.Pikërisht dhe inati kur shprehet atje dhe atëherë kur duhet na siguron durimin,nivelin dhe vetpërmbajtjen.Por kur inati vepron jashtë fjalës së drejtë atëherë bëhet mani. “Kur nxeheni mos mëkatoni”,na këshillon Psalmi (4:5).Kur nxehesh pa arsye me vëllain tënd pas këtij inati vepron djalli.Ai i cili inatoset me anë të të ligut është për të ardhur keq,është i mjerë ndërsa ai që vepron pas këtij të mjeri është për tu urryer..Tek ai ktheje gjithë inatin tënd,tek vrasësi i njeriut,tek ati i mashtrimit dhe punëtori i mëkatit,ndërsa ndaj vëllain tënd trego simpati sepse nëse  vazhdon të mëkatoj do dorrëzohet  bashkë me të ligun në zjarr.Por si mund të arrihet që pasioni i inatit mos të drejtohet atje ku nuk duhet?Vetëm nëse je  stërvitur mirë me përulësi.Vetë Zoti me fjalë dhe me vepër na e tregoi.”Ai që dëshiron të jetë i pari ndër të tjerë të bëhet i fundit i të gjithëve”(Mk.9:35).Edhe kur shërbëtori i kryepriftit i ra me shuplakë,Jesui,Zoti i qiellit dhe i  tokës, Ai të cilit i falet gjithë krijesa,nuk u zemëua dhe as e dënoi atë por e këshilloi  dhe e mësoi .(Joani.18:23).Nëse mëson të jesh më poshtë se të tjerët sipas porosisë së Zotit,nuk dëshpërohesh dhe inatosesh sepse të ofendojnë dhe nuk të vlersojnë siç duhet.Mos u inatos por lëre mënjanë inatin që të mos vuash zemërimin që shfaq qielli për të dënuar cdo arrogancë dhe padrejtësi të njerëzve.(Rom.1:18).Sepse nëse mundesh me mendime të llogjikshme ti shkulësh rrënjët e zemërimit dhe bashkë me të do të largosh edhe shumë pasione të tjera të këqija .Sepse mashtrimi,dyshimi,keqdashja,mosbesimi , poshtërsia,paturpësia dhe e gjithë “tufa e ligësive” të ngjashme, janë filiza të kësaj të keqeje ,të inatit.Mos ta vëmë brënda vetes këtë të keqe të madhe,që është sëmundje e shpirtit,trubullim mendimesh,largim nga Perëndia,harresë shoqërie,fillim lufte,shumë fatkeqësish,demon i ligë që lind brënda në shpirtin tonë dhe si qeraxhi i padëshiruar zapton dhe bllokon hyrjen e Shpirtit të Shenjtë.Sepse atje ku ka armiqësi,grindje,përleshje që vazhdimisht trondisin shpirtin,atje fryma e butësisë nuk gjen prehje.Duke dëgjuar këshillat e Apostull Pavlit,le të përzëmë larg nesh cdo zemërim dhe inat,cdo britmë dhe  ligësi dhe le të sillemi me njeri-tjetrin me mirësi dhe me dhembshuri.(Ef.4:31-32) duke pritur me shpresë premtimin që i është dhënë të butëve “lum ata që janë të butë sepse ata do të trashëgojnë dhenë” (Mt.5:5) me hirin e Jesu Krishtit,Zotit tonë të cilit i përket fuqia dhe lavdia në jetë të jetëve.Amin

 

Përkthyer nga A. Avrami

 

Zemërimi,inati -Shën Vasili i Madh