/ Shenjtorë dhe Etër / Hyjprindërit e Shenjtë Joakimi dhe Ana

Hyjprindërit e Shenjtë Joakimi dhe Ana

Hyjprindërit e Shenjtë Joakimi dhe Ana

 
 
Joakimi ishte biri i Eliakimit,pasardhës I Davidit.Emri i tij në hebraisht do të thotë”i lartësuar prej Perëndisë”.Joakimi ishte i martuar me Anën,vajzën e priftit Matthan.
Të dy ishin  njerëz të drejtë dhe jetonin me frikë Perëndie.Kujdeseshin dhe vepronin sipas ligjit Hyjnor.Jetonin me përulësi dhe pa u dukur e u krenuar megjithëse kishin  mirëqënie  materiale.
Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë dhe jetonin të lënduar   sepse dhuratat e cifteve pa fëmijë nuk pranoheshin atëherë në tempull.Me besim dhe përulësi luteshin vazhdimisht për vite me radhë.Pas shumë kohe  Perëndia i përgjigjet lutjeve të tyre duke i dhuruar frytin më të mirë të pemës njerëzore,hiri i të cilit solli qiellin në tokë.Ana e shterpë ngeli shtatzanë dhe lindi Zonjën e gjithë botës,Hyjlindësen Mari.
Tradita na thotë se Joakimi i Shenjtë vdiq tetë vjet pas hyrjes së Hyjlindëses në Kishë në moshën 92 vjecare ndërsa Ana,nëna e Hyjlindëses vdiq 11 muaj pas Joakimit në moshën 83 vjecare.
Kisha jonë kujton Hyjprindërit e Shenjtë më 9 Shtator,një ditë pas ditëlindjes se Hyjlindëses.
Gjithashtu më 9 Dhjetor Kisha jonë kremton ngjizjen  e Shën Anës dhe më 25 Korrik kremton fjetjen e saj.
 
 
Përkthyer nga M. Vasili 
 
 

Hyjprindërit e Shenjtë Joakimi dhe Ana