/ Shenjtorë dhe Etër / Jeta e Shën Gjenovefes se Parisit

Jeta e Shën Gjenovefes se Parisit

 

st-genevieve-2l

 

Shen Gjenovefa lindi rreth vitit 420 pas Krishtit ne qytetin Nader pranë Parisit.Prinderit e saj ishin te pasur dhe fisnike.Kur ishte e vogel takoi Shen Gjermanon e Okserit,i cili e pa kete vajze te bekuar dhe u profetizoi prindërve te saj se “do jetë e madhe përpara Perëndisë ” dhe shumë do te gjejne shpetim nepermjet saj.Shen Gjermanoi e bekoi dhe I dhe një monedhe e cila kishte një shenje kryqi.
Një here nena e saj e goditi sepse shkonte sh shpesh ne kishe dhe menjëherë u verbua!!!!
Iu kthye  përsëri shikimi pas dy vjetesh pasi Gjenovefa ia leu sytë ne formë kryqi me ujë dhe me lotet e saj.Pas kësaj Gjenovefa nuk kishte me pengesë nga prinderit.Shkoi tek një episkop që të behej murgeshe dhe vazhdoi perpjekjet dhe jetën e saj si murgeshe ne shtepi pasi ne ate kohe ne France nuk kishte manastire grash.
Pas fjetjes  te prinderve ajo u vendos ne shtepine e nunit të saj ne Paris.Atje u semur rende por e kaloi sëmundjen me force.
Pas sherimit  jetonte një jete të ashpër asketike.Lutej vazhdimisht,dilte nga shtepia vetëm per të ndihmuar të varferit,hante vetëm dy herë ne jave pak buke dhe bath.Keshtu Gjenovefa veshtiresoi trupin por fitoi hirin e Shpirtit të Shenjte.
Ne fillim të vitit 451 drejt  Parisit  ishte duke ardhur  Atila me grupet e tij barbare dhe grabitese. Të gjithë i zuri paniku,vetëm Gjenovefa qëndroi e qetë dhe vetëm lutej me gra të tjera duke kërkuar me lotë dhe me kreshem  nga Perëndia ti shpetoj.Shpejt Atila nderroi drejtim dhe u largua per ne anen tjetër dhe me pas u mposht nga ushtria romake.
Shën Gjenovefa respektonte shumë Shenjtoret të cilet ndihmuan per hapjen e kishes ne France.
Një dite Shën Gjenovefa shkonte ne kishe .Ishte një kohe me shi por qiriu i ndezur që mbante
Gjenovefa,nuk u shuajt.Gjate udhetimeve të ndryshme ajo sheronte të semure dhe largonte shpirtra të keqij.
Shën Gjenovefa nderroi jete ne moshen 80 vjec.Kishte dashurine dhe respektin e gjithë popullit.Nuk rreshti se mbrojturi Parisin.Mbi varrin e sa u ndertua një kishe ne ndërim të saj dhe me pas manastiri i Shën Gjenovefas ku beheshin shumë sherime.
Lipsanet e saj u dogjen krejt dhe u hodhen ne Sikuana nga revolucionaret ne vitin 1793 por Shenjtorja vazhdon të jete e gjalle per gjithë ata që i drejtohen me besim.
Kujtimi i saj kremtohet me 3 Janar.

 

A.Marini

 

Jeta e Shën Gjenovefes se Parisit