Apostull dhe Ungjillori Mattheu
Apostull dhe Ungjillori Mattheu një nga dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit ishte një targambledhës nga Galilea.
Emri i tij më parë ishte Levi.Një ditë kur Zoti Jesu Krisht shkoi në Kapernaum,në qytetin ku jetonte Mattheu,e takoi dhe duke njohur shpirtin e tij,e thërriti ta ndjeki pas dhe menjëherë ai e ndoqi Zotin .
Ungjillori Luka na e përshkruan kështu thirrjen e Mattheut:
“Edhe pastaj doli dhe pa një targambledhës me emrin Levi,duke ndenjur në doganë dhe i tha:Eja pas meje.Edhe ai i la të gjitha dhe u ngrit e shkoi pas atij.”(Lk.5:27).
Mattheu menjëherë e braktisi punën dhe i shkoi Jesuit pas.E ftoi Zotin në shtëpinë e tij dhe bashkë me targambledhës të tjerë ,shok të tij që erdhën në drekë,hëngrën dhe diskutuan me Zotin.
“Edhe Leviu i bëri një pritje të madhe në shtëpinë e tij,atje ishte një turmë e madhe targambledhësish dhe të tjerësh që kishin ndenjur në tryezë bashkë me ta.(Lk.5:29)Farisenjtë duke parë se Zoti hyri në shtëpinë e targambledhësit,u ul dhe qëndroi bashkë me ta,e akuzuan Jesuin se ulet me mëkatarët dhe targambledhësit.Jesu Krishti iu përgjigj duke thënë se nuk kanë nevoj të shëndoshët për mjek por ata që janë keq.
“Nuk kam ardhur të thërres të drejtin por mëkatarin në pendim”.(Lk.5:32).
Mattheu e ndoqi pas Zotin Jesu Krisht deri në fund të jetës së Tij në tokë.
Efsevi i Qesarisë thekson se karakteristikë e karakterit të Ungjillorit ishte përulësia.
Sipas traditës, pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë tek Apostujt,Mattheu predikoi për 12 vjet me radhë në Palestinë.Pas largimit të tij nga Palestina shkoi në Arabi,në Persi,në Siri,në Midhia,në Maqedoni dhe kryesisht në Parthia dhe Etiopi ku dhe u martirizua duke e djegur në zjarr.
Ungjilli i parë (sipas radhës ) i Dhjatës së Re u shkruajt nga Mattheu në vitin 64 pas Krishtit.
Kisha Ortodokse kremton Apostullin dhe Ungjillorin Matthe në 16 Nëntor.
Përkthyer nga A.Marini
Apostull dhe Ungjillori Mattheu