Apostull Thadeu!
Apostull Thadeu ishte nga qyteti i Edesës i Sirisë dhe rridhte nga një familje hebre.
Kur shkoi në Jerusalem, dëgjoi shën Joan Pagëzorin që fliste për pendimin, dhe me shumë entuziazëm u pagëzua prej tij. Pak kohë më vonë takoi edhe vetë Zotin Jesu Krisht.
Mrekullitë e shumta që Zoti kryente dhe jeta e tij e Shenjtë e bindi Thadeun se ai ishte Zoti dhe kështu u bashkua me e dishepujt e Krishtit dhe e pas ndoqi Atë.
Sipas premtimit që Zoti i kishte bërë mbretit Abgar, i cili e kishte ftuar të vinte e ta shëronte, pas Ngjitjes së Zotit në qiell, ai e dërgoi Thadeun në Edesë për ta pagëzuar dhe për ta shëruar tërësisht nga lebra. Apostull Thadeu e pagëzoi atë dhe shumë banorë të mbretërisë e cila ishte e para që shpalli se ishte e krishterë.
Atje apostulli ndërtoi shumë kisha dhe më pas filloi të predikonte Ungjillin e Krishtit në qytete të tjera të Sirisë, por edhe në Mesopotami (sipas burimeve të tjera ).
Kur arriti në Berite, në Feniki, pagëzoi një numër të madh paganësh. Atje dorrëzoi dhe frymën e tij te Zoti.
Lipsani i apostull Thadeut u transferua në Konstandinopojë bashkë me lipsanin e shën Andreas, nga shën Artemi në vitin 337.
Kisha jonë kremton Apostull Thadeun më 21 Gusht së bashku me Dëshmore Vasa dhe fëmijët e saj.
Përkthyer nga A. Marini