/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Dëshmor Artemi

Dëshmor Artemi

Dëshmor Artemi

 

Shën Artemi ishte një oficer i ndritur në vitet e perandorit  Kostandinit të Madh.Për virtytet dhe aftësitë e tij,perandori i parë i krishterë,Shën Kostandini i Madh e nderoi Artemin duke i dhënë gradë të lartë ushtarake dhe në vitin 330 ai u bë mbret i Aleksandrisë dhe i Egjyptit.Pas vdekjes së Kostandinit të Madh,në fronin e perandorit u ngjit Juliani, nipi i tij.Një njeri i cili la njolla të këqija në histori gjatë viteve të zotërimit të tij.Pas 50 vjetësh,kur  besimi i krishterë ishte i lirë,Juliani dëshironte të përndiqte përsëri të krishterët dhe të deryronte popullin të adhuronte idhujt. Juliani  ishte i pagëzuar,dhe  ishte student në Athinë bashkë me Shën Vasilin e Madh dhe Shën Grigor Teologun.Perandori Julian qëndroi vetëm për dy vjet e gjysëm në fron sepse u vra në luftën që i shpalli  Persisë.Gjatë kësaj kohe të shkurtër të  zotërimit të tij,Kisha u mundua shumë.Paganët gjetën mbështetje dhe përkrahje dhe bashkë me heretikët filluan të përndjekin ortodoksët.Viktimë e këtyre përndjekjeve ishte dhe Shën Artemi.

Duke parë përndjekjet ndaj ortodoksëve,shkatërrimin dhe vjelljet e kishave, Artemi u paraqit përpara perandorit dhe nuk nguroi ti flasi hapur për besimin që ndërroi si dhe për përbuzjen dhe përndjekjet ndaj Kishës.Ky veprim ishte i mjaftueshëm për inatosjen e Julianit i cili urdhëroi menjëherë ta  torturonin.E rrahën,ia bënë gjithë trupin plagë,i vendosën një pllakë guri mbi trup aq të rëndë sa i dolën sytë dhe organet e trupit. Dhe pas gjithë këtyre torturave i prenë kokën.Kështu u martirizua dëshmori i madh oshënar Artemi.

Kisha jonë kremton kujtimin e tij më datë 20 Tetor.

 

Përkthyer nga A. Ikonomi 

 

Dëshmor Artemi