Dëshmore Efimia
Shën Efimia jetoi dhe u martirizua në vitet e perandorit Dhioklitian.
Lindi në Halkidhona (në Azinë e Vogël) nga prindërit Psilofron dhe Theodhoriani të cilët ishin besimtarë të drejtë dhe u përkujdesën që vajza e tyre të rritej me cdo virtyr të krishterë.
Efimia u bë një vajzë me karakter të virtytshëm dhe me bindje të fortë të krishtere.
Bindje të cilën e tregoi hapur kur pagani Priskos urdhëroi që i gjithë populli të jetë i pranishëm në festën e organizuar në nderim të perëndisë Ari.Efimia bashkë me të krishterë të tjerë vendosi të mos shkonin në festë.Pagani pasi morri vesh këtë mungesë urdhëroi ta arestonin dëshmoren.
Gjatë kohës që ajo ishte në burg,paganët u përpoqën ta bindin Efiminë tu falej idhujve.Por kur panë se Efimia nuk ndryshonte besim me fjalë,filluan ta torturojnë.Me ndihmën e Hirit Hyjnor Shenjtorja nuk pësoi asgjë nga torturat.Kështu ata e hodhën në mes të kafshëve të egra dhe dëshmorja gjeti vdekjen nga një ari.
Kështu dorrëzoi shpirtin e saj dëshmore Efimia.
Kisha jonë kremton Shën Efiminë në 16 Shtator.
Përkthyer nga A. Avrami