Dëshmore Kristina
Shenjtorja e madhe Kristina ishte me prejardhje nga Tiro e Sirisë.I ati i saj Urvanu(200 pas Krishtit),i cili ishte oficer dhe pagan fanatik,ndërtoi një kullë dhe e mbylli brenda në të.I bëri dhe shumë idhuj që t’ju falej por Kristina,e cila besonte te Zoti Jesu Krisht,i theu ato.Për këtë veprim të saj ajo u burgos nga i ati dhe iu nënshtrua torturave.
E lanë pa ngrënë që të vdiste nga uria por një ëngjëll i Zotit i çonte ushqim dhe i kuronte plagët.
E hodhën në det por shenjtorja morri atje Pagëzimin e Shenjtë nga vetë Zoti Krisht dhe ëngjëlli e nxorri përsëri në tokë.
Sa u përhap lajmi i shpëtimit të saj,i ati urdhëroi ta mbyllnin përsëri në burg.Po atë natë ai vdiq dhe në vend të tij vunë një tjetër oficer i quajtur Dion.Ai e nxorri shenjtoren përpara gjykuesve dhe Kristina pohoi me trimëri përpara të gjithëve besimin e saj te Krishti Perëndi.Menjëherë filluan ta torturonin.Shumë nga të pranishmit,duke parë forcën e besimit të saj besuan te Krishti.
E hodhën shenjtoren mes gjarprinjve helmues por ata në vend që ta helmonin,i lëpinin këmbët.Torturat i vazhduan duke i prerë gjuhën dhe gjijtë,por nga trupi i Shenjtores filloi të rridhte qumësht dhe jo gjak.
Gjithë këto tortura Shën Kristina i duroi me guxim derisa në fund e goditën me shtiza dhe e vranë.Kështu dorëzoi shpirtin tek i Larti duke marrë kurorën e martirizimit dhe duke fituar jetën e përjetëshme.
Lipsani i saj i paprishur u dërgua nga Siria në Kostandinopojë dhe u vendos në shenjë nderimi në Kishën e Pallatit të Shenjtë.
Nga atje u morr në Venecia,(gjatë kohës së sundimit frang).
Sot lipsani i Shën Kristinës gjendet në Kishën e Shën Françeskos të Ambelit,dhe ruhet në një kuti të kristaltë.
Kisha jonë kremton Shën Kristinën më 24 Korrik.