/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Dëshmore Tatjana, dhjakone

Dëshmore Tatjana, dhjakone

Dëshmore Tatjana, dhjakone

 

Shën Tatjana ridhte nga një familje e  pasur aristokrate e Romës.I ati i saj ishte një funksionar i lartë i perandorisë romake.Jetoi në vitet  e perandorit Aleksandër Sevirio,222-235 pas Krishtit.

Zelli dhe dashuria me të cilën ajo ndihmonte i dhanë shenjtores gradën e dhjakones (ndihmëse e Apostujve në lidhje me ndihmën që i jepnin familjeve të varfëra,vejushave , fëmijëve jetim,etj).

Fama e shenjtores ishte përhapur në mbarë vendin.Të gjithë kishin dëgjuar por nuk mund ta pranonin faktin se si një grua me këtë prejardhje dhe arsim përbuzte jetën kozmike dhe idhujt dhe i shërbente të krishterëve duke predikuar edhe Ungjillin e Zotit.

Kur perandori  urdhëroi përndjekjen e të krishterëve,Tatjana ishte ndër të parët që arrestuan.

E cuan përpara perandorit dhe ai e morri me vete brenda në një tempull pagan duke i kërkuar ti falej idhujve.Shenjtorja pas një lutjeje të zjarrtë drejtuar Zotit Jesu Krisht ,i rrëzoi të gjithë idhujt prej druri të perëndive pagane në tokë.Për këtë arsye iu nënshtrua torturave.E goditën ashpër dhe me thonjë të hekurt i shkulën qerpikët.Më pas e varën në pemë dhe i prenë flokët.Vazhduan torturat por shenjtorja nuk pësoi asgjë as kur e hodhën në zjarr dhe as kur e vunë mes kafshëve të egra.Së fundi i prenë kokën duke dërguar kështu shpirtin e shenjtores me kurorën e lavdisë drejt Zotit të saj.

Kisha jonë kremton    dhjakone Tatjanën në 12 Janar.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Dëshmore Tatjana, dhjakone