/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Dëshmoret Minodhora,Mitrodhora dhe Nimfodhora

Dëshmoret Minodhora,Mitrodhora dhe Nimfodhora

Dëshmoret Minodhora,Mitrodhora dhe Nimfodhora

 

Dëshmoret Minodhora,Mitrodhora dhe Nimfodhora ishin nga Vithinia dhe ishin tre motra virgjëresha.Tre dhuratat e atit të tyre për Zotin tonë,tre motra me trup dhe me shpirt që japin “aromën e Krishtit” (2Kor.2:15).Prindërit fisnikë dhe të pasur i rritën tre vajzat sipas mësimeve dhe porosive të Zotit.I mësuan të kenë dashuri  dhe të ndihmojnë të varfërit,ata që  vuajnë dhe ata që mundohen.Perëndia i morri pranë prindërit e tyre kur ato ishin akoma në moshë të re por nuk i braktisi,ashtu sic nuk braktis asnjë prej nesh por i morri në përkujdesjen e Tij.
Shkëlqimi i virgjërisë dhe zbukurimi i shpirtit ishin të vetmet preokupime të tre motrave të Shenjta.”gratë le të stolisin veten e tyre me rrobë të hijshme,me turp e me urtësi,jo me gërsheta ose me ar,ose me margaritarë ose me rroba shumë të shtrenjta,por me punë të mira ….” ( 1 Tim.2:9).
Për dashurinë më Krishtin motrat e Shenjta lanë atdheun e tyre dhe shkuan të jetojnë në mal(pranë burimeve Pithia), duke vazhduar përpjekjet shpirtërore dhe duke bërë jetë asketike.Për këtë Perëndia i bekoi dhe Shenjtoret shëronin shumë të sëmurë që vinin tek ato. 
Kur e mësoi këtë gjë zyrtari Frondon,përndjekësi i të krishterëve,  dërgoi ushtarë dhe i arrestoi të treja.
Duke parë besimin por edhe guximin  me të cilën ato e përballonin atë dhe gjykuesit e tjerë,ai urdhëroi t’i torturonin deri në vdekje. 
Tre Shenjtoret i duruan me burrëri torturat  deri në fund dhe dorëzuan shpirtin e tyre te Dhëndri Krisht (290 pas Krishtit).Përndjekësi kërkoi të digjeshin trupat e Shenjtoreve por  flakët e zjarrit pasi dogjën atë vetë, u fikën nga shiu që filloi.Trupat e Dëshmoreve të Shenjta qëndruan të paprekur nga zjarri dhe u varrosën me respekt nga të krishterët.Fundi i tyre në këtë botë erdhi me hapjen e dyerve të përjetësisë,ku Zoti i priti me kurorën e lavdisë.
Kisha jonë kremton  motrat e Shenjta Minodhora,Mitrodhora dhe Nimfodhora më 10 Shtator.
 
 
Përkthyer nga M. Vasili 
 

Dëshmoret Minodhora,Mitrodhora dhe Nimfodhora