Dëshmori i ri Kristo Kopshtari
Martiri i ri Kristo Kopshtari ishte me prejardhje nga Shqipëria.Është i njohur gjithashtu dhe me pseudonimin “Arvanitasi”.Nuk kemi të dhëna për jetën e tij deri në moshën 40 vjeçare.Në këtë moshë u largua për në Kostandinopojë, ku dhe punonte si kopshtar.
Një ditë shkoi në treg për të shitur mollë.Atje u përballë me një turk,i cili donte t’i blinte por nuk ranë dakort në çmim dhe Kristo u largua pa ia shitur mollët.Ai,për tu hakmarrë e akuzoi se dikur Kristo kishte premtuar se do të ndërronte besim dhe tani e mohonte.
Gjykatësi urdhëroi arrestimin e tij.Përpara trupit gjykues Kristo pohoi besimin e tij te Krishti dhe se nuk ka për të ndëruar kurrë besim pavarësisht kërcënimeve dhe torturave që mund t’i bëjnë.
Gjykatësi,i tërbuar prej këmbënguljes së tij në besimin e krishterë urdhëroi ta godisnin me kamzhik.Trupi i martirit u mbush me plagë.Pas goditjeve e mbyllën në burg dhe ia izoluan këmbët në një dru që përdornin për tortura.Dhimbjet ishin të tmerrshme!
Por besimi i tij ishte më i madh, sa i quante torturat nder të veçantë nga Perëndia dhe lavdëronte për këtë vazhdimisht emrin e Krishtit.
Në burg ndodhej gjithashtu murgu Qesar Dhapondes nga Skopelo,i cili shkruajti dhe martirizimin e Shenjtorit.Qesari e ndihmoi fshehtas duke ia çliruar këmbët nga druri dhe i solli ushqim për të marrë fuqi.Kristo nuk pranoi të hante dhe i tha se preferonte për Krishtin të sakrifikoj akoma më shumë,duke vdekur i uritur dhe i etur.
Gjykatësi pasi u bind që Shenjtori nuk do ndryshonte besim,urdhëroi t’i presin kokën.Përpara se të martirizohej,dëshmori i dha Qesar Dhapondes një ikonë prej çeliku dhe iu lut të bëj për të Liturgji Hyjnore.
Më 12 Shkurt të vitit 1748 i lumuri Kristo u ekzekutua me prerje të kokës dhe shpirti i tij u ngjit te i ëmbli Zot që aq shumë e deshi.
Kisha jonë kremton dëshmorin e ri Kristo Kopshtarin në 12 Shkurt.
Përkthyer nga N. Thanasi