Jeta e Shën Andonit të Madh
Shën Andoni i Madh ,drejtuesi i jetës murgjërore,lindi në Egjypt në vitin 251 pas Krishit.Prindërit e tij ishin besimtar të devotshëm dhe kishin mirqënie ekonomike.Por nuk jetuan gjatë dhe Shën Andoni ngeli jetim bashkë me motrën e tij të vogël.Morri përsipër rritjen dhe përkujdesjen e motrës së vogël.Megjithëse kishte shumë vështirësi në jetën e përditëshme,asnjë ditë nuk ndaloi së studjuari Shkrimin e Shenjtë. Kështu kur lexoi Shën Andoni fjalën e Zotit Krisht “
“Në do të bëhesh i përsosur, shko e shit pasurinë tënde, edhe jepua të varfërve; edhe do të kesh thesar në qiell, edhe eja e ndiqmë pas”(Mtth19:21),e zbatoi menjëherë.Shpërndau gjithë pasurinë e tij te të varfërit dhe e braktisi botën.Shkoi në shkretëtirë dhe filloi jetën asketike.Motrën e la në përkujdesjen e disa të krishtereve të devotshme.
Për 20 vjet me radhë mundohej nga ngasjet dhe provokimet e të ligut.Ditë -natë bënte përpjekje shpirtërore duke tejkaluar kështu kufijtë e natyrës njerëzore.Jeta e virtytshme e Shën Andonit u bë e njohur në gjithë zonën dhe shumë ishin ata të cilët ndoqën shëmbullin e tij.Shkretëtira u shndërua në qytet.Në këtë “qytet” Shën Andoni ishte “ligjëvënësi” dhe “ndërtuesi” i jetës murgjërore.
Në shkretëtirë e njohën Shën Andonin Shën Vasili i Madh dhe Shën Thanasi ,i cili (Shën Thanasi ), shkruajti jetën e Andonit të Madh.
Por dhe të krishterët që nuk jetonin në shkretëtirë,shijuan frytet e virtyteve të. shenjtorit.
Shën Andoni shkoi dhe ndihmoi shumë të krishterë në vitet e përndjekjes nga Perandori Maximiano.Luftoi për Orthodhoksinë në Aleksandri,(viti 335 pas Krishtit) ,duke u përballuar me guxim me përkrahësit e dogmës së arianëve.
Shën Andoni i Madh me jetën e tij ,u bë shembull i virtytit dhe i ligjeve murgjërore.
Ndërroi jetë në moshën 105 vjecare ,më 17 Janar.
Kisha jonë kremton Shën Andonin e Madh më 17 Janar.
Përkthyer nga A. Marini