/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Jeta e Shën Dhimitrit

Jeta e Shën Dhimitrit

Jeta e Shën Dhimitrit

 

Shën Dhimitri lindi rreth viteve 280-284 pas Krishtit në qytetin e Selanikut në vitet kur perandor ishte përndjekësi fanatik i të krishterëve,Dhioklitiano.
Rridhte nga një familje aristokrate.Dhimitri ishte një djalë i pasur me virtyte dhe vecori.Për aftësitë e tij të rralla,u rendit shpejt në gradat e ushtrisë romake dhe në moshën 22 vjecare morri titullin e oficerit.
Megjithë ngarkesën  dhe detyrimet e tij si oficer, Shën Dhimitri nuk ndaloi të kryente detyrat e tij si i krishterë për përhapjen e së vëtetës më Krishtin,duke ndihmuar kështu  të gjithë ata që jetonin në errësirë dhe adhuronin idhujt.
Kur e mësoi perandori këtë gjë urdhëroi ta arrestonin.Shën Dhimitri pohoi me krenari para perandorit besimin e tij te Krishti dhe për këtë ai urdhëroi ta burgosin dhe t’i  nënshtrohet torturave.
Në burg gjendjej dhe një nxënës i Shën Dhimitrit, Nestori i cili do  përballej në arenë me gjigandin Lieo.Nestori i shkoi pranë dhe kërkoi nga Shën Dhimitri bekimin e tij. Sapo doli në arenë Nestori thërriti:”Perëndi e Dhimitrit më ndihmo” dhe e mposhti gjigandin  Lieo.
Kjo ngjarje e shtoi më tepër urrejtjen  dhe i inatin e perandorit dhe urdhëroi menjëherë ti vrisni të dy.
Shën Grigor Palamai shkruan se trupi i tij u varros në vendin e martirizimit.Nga varri i Shën Dhimitrit  dilte erë miro dhe për këtë  u quajt Shën Dhimitër Mirovliti.
Shën Dhimitër Mirovliti është Shenjti mbrojtës i qytetit të Selanikut.
Lipsani i tij ndodhet në Kishën kushtuar Shenjtorit,në Selanik   Jeta e Shën Dhimitrit
Kremtimi i Shën Dhimitrit festohet më 26 tetor.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Jeta e Shën Dhimitrit