/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Jeta e Shën Harallambit

Jeta e Shën Harallambit

Jeta e Shën Harallambit

 

Shën Harallambi,cudibërësi dhe dëshmori i shenjtë,lindi në Magnisi rreth vitit 90 pas Krishtit  prej prindërve të krishterë të cilët me gjithë vështirësitë e përndjekjeve duke rrezikuar jetën ,ruanin në zemrat e tyre besimin më Krishtin. Gjatë gjithë jetës së tij,Shën Harallambi jetoi në Magnisi.Ishte shëmbull i jetës së virtytshme .Besimi i tij ishte shumë i madh dhe përpiqej shumë të ndihmonte të krishterët por akoma dhe idhujtarët,që edhe ata të shpëtonin.Nuk mund të rrinte indiferent kur mendonte se shumë njerëz jetonin larg Krishtit duke mos ditur destinacionin dhe arsyen përse  jetojnë në tokë?!Eshtë gjynaf,thoshte,është e  tmerrshme të jetojnë njerëz nën mashtrimin e idhujtarisë .Kështu u përkushtua  plotësisht në shërbim të Perëndisë.
Në vitin 130 pas Krishtit u dorëzua  prift. Përpiqej njëkohësisht nga njëra anë t’u hap sytë njerëzve që të kuptojnë rrezikun e idhujtarisë dhe nga ana tjetër të ndihmoj të krishterët nëpërmjet mistereve të Kishës të arrijnë përsosmërinë.
Hegjemoni i Magnisisë Lukiani,ishte një njeri i ashpër dhe i pashpirt.Sapo dëgjonte se në këtë zonë ka të krishterë,shkonte atje me mani dhe i arrestonte.Më pas i ekzekutonte nëpër sheshe,stadiume dhe rrugë.Përmbytej   qyteti nga gjaku i të krishterëve. Kur mësoi Lukiani për veprimtarinë e priftit plak (tanimë ishte  113 vjec ),Shën Harrallambit,urdhëroi menjëherë ta arrestonin.Hegjemoni e  vështroi me egërsi dhe urrejteje dhe e pyeti:
-Përse përbuz dhe nuk rrespekton  urdhërin mbretëror ?Pse predikon kundër  Perëndive tona ?
-Unë i bindem dhe i përulem mbretëris së qiejve, Mbretit Krisht,u përgjigj Shën Harallambi .I bindem urdhërimeve të Tij sepse janë të “ujitura” me dashuri,me drejtësi  dhe shpëtim për shpirtin.
Mbreti juaj urdhsëron t’u bindeni Perëndive të rreme,të pashpirt.Ju merr jetën dhe ju vdes shpirtin.
Atëherë Lukiani e kërcënoi duke thënë :-nëse nuk i përulesh idhujve,atëherë je i vdekur.Bindu dhe fito jetën.
Shën Harallambi iu përgjigj me gëzim :-nuk jam i marrë të kërkoj shkatërrimin tim.Nuk e shes shpirtin tim të satanai.
– nëse më vret do më japësh atë që pres dhe  dëshiroj  gjatë gjithë jetës.Torturat do më hapin dyert e lumturis së përjetshme,do më cojnë me pranë Krishtit.
Pasi morri këtë përgjigje,hegjemoni u egërsua më shumë dhe urdhëroi menjëherë të fillonin torturat. E zhveshën dhe filluan ti hiqnin  lëkurën,ta rripnin të gjallë .Dhimbjet ishin të pa përshkruara por Shën Harallambi i duronte duke u lutur dhe duke lavdëruar Perëndinë që e bëri të denjë të ishte edhe ai ndër rradhët e të krishterëve që u martirizuan.Të gjithë  ata që ndodheshin aty,edhe ushtarët ,edhe ata që e torturonin cuditeshin dhe nuk arrinin të kuptonin se cila ishte ajo forcë që i jepte Shenjtorit këtë durim!Dy prej tyre,duke parë durimin e Shenjtorit për të fituar Mbretërinë e Perëndisë  hodhën thikat dhe pohuan duke thirrur: edhe ne jemi të krishterë.E puthnin Shën Harallambin dhe i kërkonin falje.
Dëgjohen edhe tre gra të cilat thërrisnin   fortë se edhe ato tani besojnë te Krishti.
Hegjemoni urdhëroi ti presin kokën të pestëve( tre grave dhe  dy ushtarëve). Të pestë dëshmorët festojnë  ditën e Shën Harallambit.
Duke parë forcën dhe durimin që Perëndia i jepte Shenjtorit,të gjithë  kishin shtangur! Thonjtë  e hekurt u bllokuan dhe nuk mund t’i përdornin më.Atëherë u ngrit Duka duke sharë ushtarët  të pazotë dhe duar-tharë.Rrëmbeu me egërsi thonjtë e hekurt dhe u vërsul me mani drejt trupit të Shenjtorit.Sapo ngriti duart mbi të ,duart iu prenë dhe ngelën të ngjitura mbi trupin e tij.Hegjemoni kur e pa këtë gjë u afrua dhe e pështyu Shën  Harallambin por i ngeli qafa e shtrembëruar që nga ai moment.Populli i frikësuar filloi t’i lutej Shën Harallambit që Perëndia të tregoj mëshirë për ta.
Lukiani nuk u ndal me kaq.Shkoi përpara mbretit dhe i tregoi gjithcka ndodhi.Mbreti Seviro,duke dëgjuar gjithë këto cudi,në vend që të besonte urdhëroi ti ngulnin gozhdë në shpinë dhe ta sillnin zvarrë përpara tij.U përpoq me tortura dhe me biseda ta bind Shën Harallambin tu falet idhujve por nuk ia arriti qëllimit. I solli përpara një të demonizuar dhe një të vdekur duke e provokuar nëse mund t’i bënte mirë .Shën Harallambi për të treguar lavdinë e Perëndisë ,u lut dhe i demonizuari u clirua.Gjithashtu edhe i vdekuri u kthye në jetë.
Megjithatë edhe pas këtyre mrekullive mbreti nuk besoi por vazhdonte dhe kërkonte t’i falej idhujve.
Vajza e mbretit,Galini,ato ditë pa një vizion dhe ia tregoi Shën   Harallambit.
-Mu duk,tha se isha në një kopsht të bukur me pemë dhe me një burim të kristaltë.Atje afër ishte dhe babai im dhe hegjemoni por rroja e kopshtit i përzuri me një shpatë  të zjarrtë.Ndërsa mua më ngriti dhe më vuri brënda në kopsht duke më thënë:
-Te ty u dha kjo banesë dhe te gjithë ata që janë si ty,që të jeni bashkë përgjithmon.
Mund të mi shpjegosh mësues ?
-Kopshti që pe ,iu përgjigj shenjtori, është parajsa e të drejtëve në të cilën të vendosi Dhespoti ynë Jesu Krishti sepse e besove.Ndërsa babain (mbretin) dhe hegjemonin i përzuri sepse jo vetëm  i distancohen por do na bëjnë keq të “mjerët”. 
Mbreti tiran u inatos shumë me  mësimet që Shën Harallambi i dha Galinit dhe urdhëroi ekzekutimin e tij.I shoqëruar nga dy xhelatët Shën Harallambi u nis drejt vendit të ekzekutimit.Gjatë rrugës lutej dhe lavdëronte  Perëndinë dhe Perëndia e morri pranë në  paqe,pak para ekzekutimit të tij.
Kisha jonë kremton Shën  Harallambin më 10 Shkurt.
 
 
Përkthyer nga N. Ikonomi
 
 
 

Jeta e Shën Harallambit